Tragjike! Gruaja vdes gjatë udhëtimit me avion, ja çfarë dyshohet

0
85
Një alarm ra në një fluturim të United Airlines pasi një grua vdiq në ajër. Avioni po udhëtonte nga SHBA për në Britani dhe gruaja vdiq gjatë udhetimit, sipas Daily Mail.

Një ambulancë u lajmërua nga stafi në bordin e fluturimit e cila mbërriti në aeroportin Heathrow me dy mjekë ndihmës, të cilët vetëm konfirmuan vdekjen e saj. Mjekët u shprehën se gruaja 51 vjeçare kishte humbur jetën si shkak i një arresti kardiak.

Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës në Londër tha: “Ne u thirrëm në orën 6:33 të mëngjesit pas raportimeve të një pasagjeri që pësoi arrest kardiak në një fluturim që do të mbërrinte në Terminalin 2 të Aeroportit Heathrow.”

Megjithatë, ai konfirmoi se gruaja tashmë kishte humbur jetën. Fatkeqësisht, gruaja u konstatua e vdekur në vendin e ngjarjes.

Vdekja e gruas ishte e papritur, është hetuar dhe nuk është e dyshimtë u tha nga oficerët që mbërritën në vendngjarje bashkë me stafin mjekësor. Familjarët e të ndjerës janë në dijeni dhe do të përgatitet një dosje për mjekët në bordin e fluturimit”, tha një përfaqësues i Policisë.