Ushtroi aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar, procedohet administratori i ‘beach bar-it’

0
21

Procedohet penalisht administrator i një subjekti beach bar në Vlorë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë jashtë orarit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji I Ftohtë” në Vlore, ndërsa uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi 40 vjeç.

“Strukturat e Policisë Vlorë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, të vendosur nga organet kompetente.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, u konstatua një beach bar ku ishte vënë muzikë e lartë, pas orarit të lejuar. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, për administratorin e këtij subjekti, shtetasin 40 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e subjekteve të zbatojnë oraret e përcaktuara dhe të mos prishin qetësinë publike, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.”, thuhet në njoftimin e policisë.