VIDEO/ Momenti shokues! Taksisti tërheq zvarrë nga makina 78-vjeçaren, i merr çantën e telefonin

0
73

Policia është në kërkim të një shoferi taksie në Nju Jork, i cili tërhoqi zvarrë një pasagjere të moshuar nga makina e tij.

Gruaja 78-vjeçare kishte urdhëruar taksinë Access-A-Ride që ta çonte në terapi fizike, por u shqetësua kur shoferi vazhdoi të kalonte destinacionin dhe refuzoi ta linte të dilte nga makina.

Video tronditëse! Taksisti tërheq zvarrë nga makina

Pak çaste më vonë, shoferi i taksisë ndaloi, doli nga makina hapi derën dhe tërhoqi zvarrë nga makina të moshuarën duke i marrë telefonin dhe çantën portofolin me para. Taksisti u largua në momentin që aty kaloi një kalimtar në moshën 35-vjeçare ku dhe ndërhyri që sulmuesi ta linte të qetë të moshuarën. Ai më pas i ktheu paratë dhe telefonin.

Ai u largua menjëherë nga vendngjarja ndërkohë policia është në kërkim të tij.