9.3 C
Elbasan

“1 javë izolim, shkatërruese”, Rama: Nuk dihet sa zgjat pandemia, askush s’ju pengon të punoni

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk dihet se sa mund të zgjasë pandemia dhe se për këtë arsye qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm pasi edhe 1 javë izolim do të ishte shkatërruese për vendin.

Sa i përket koncesioneve kryeministri tha se PPP janë thjesht investime të cilat shlyhen me kalimin e kohës dhe se sipas tij janë në funksion të qytetarëve.

 “Koncesionet tona janë në funksion të njerëzve. Njësoj si për shërbimin e dializës, njësoj si për rrugën e “Arbërit”, si për mbetjet, qytetarët nuk paguajnë asnjë kokërr leku. Kemi shpëtuar fëmijët, gjithë këtyre zonave nga sëmundjet. Këta që jetojnë me plehrat në harmoni të plotë, jetojnë me shëmtinë në harmoni të plotë. Është çështja që u pëlqen Shqipëria e pistë, e rrëmujshme, kap ça të kapësh, futja kujt t’ia fusësh, dil matanë dhe shpall revolucionin”, tha Rama.

Po ashtu kryeministri foli edhe garancitë sovrane teksa theksoi se kanë funksionuar më së miri.

“Të dyja garancitë sovrane po funksionojnë më së miri. Pandemia nuk e di sa mund të zgjasë, por sot askush nuk është i penguar të punojë dhe të gjejë rrugën e tij për të bërë më të mirë.

Të gjithë duhet të sigurohen, që të mos detyrohemi të kthehemi në shtëpi, pasi edhe një javë do të ishte shkatërruese për ne.

Efekti në buxhet është i konsiderueshëm, por ne besojmë shumë fort se efekti në punësim, në ekonominë familjare do të jetë edhe më i konsiderueshëm”, tha Rama.

/abcnews

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...