20.4 C
Elbasan

Situata në Shkodër/ Bie niveli i ujit në Drin dhe Liqen, 1400 Ha tokë ende të përmbytura

Prej disa ditësh tanimë vendi jonë është përfshirë nga një mot i keq me reshje intensive shiu dhe dëbore në zonat malore.

Një nga qytetet më të prekura është ai i Shkodrës, situata në të cilën ka nisur të përmirësohet.

Momentalisht ka rënie të nivelit të ujit në lumenj e liqene, ndërsa sipërfaqa e tokës nën pushtetin e ujit vazhdon të jetë e madhe, 1400 hektarë.

Në Oblika njoftohet se ujësjellësi është jashtë funksionit, ndërsa ka prezencë uji në oborre në 15 banesa në fshatin Obot.

Njoftimi:

Situata në Bashkine Shkodër, në oren 08.00 të datës 23.01.2023 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuoten 5.85 ka rënie  me 45 cm me orën 18.00 te datës 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.40 m ka rënie  prej 10 cm me orën 18.00 të datës 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Sipërfaqja totale e përmbytur ne Bashkine Shkodër është 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me orën 18.00 të datës 22.01.2023

Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, ka rënie me 15cm me orën 18.00 e datës 22.01.2023

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Ka prezencë uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot, nga 30 banesa që ishin ne oren 18.00 te datës 22.01.2023

Në rrugën e Obotit po operojnë  dy mjete të kalueshmërise së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.

Njësia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore .

Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rruge 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka rënie të nivelit prej 40 cm.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane në monitorim të vazhdueshëm të situatës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajme të tjera

LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë në Shëngjin, dyshohet për një të plagosur

Mbrëmjen e sotme janë raportuar për shtëna me armë në Shëngjin, ku dyshohet për 1 të plagosur. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes. Sakaq,  ende nuk dihet rrethanat e...

Sulmohen me thikë dy profesorë në universitetin norvegjez, arrestohet studenti

Dy profesorë u goditën me thikë në Universitetin e Oslos sot dhe njëri është në gjendje kritike, tha policia norvegjeze, ndërsa arrestoi një student...

Mjeku vrau veten pasi punoi 200 orë jashtë orarit: Puna e tepërt po sëmur njerëzit në Japoni

Familja e një mjeku 26-vjeçar në Japoni, i cili vrau veten vitin e kaluar pasi punoi mbi 200 orë jashtë orarit brenda një muaji,...

Zjarr në fshatin Pajovë, përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullinj dhe shkurre

Një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj dhe shkurre është përfshirë nga zjarri mesditës e së enjtes. Flakët nisën fillimisht në kodrat e fshatit Pajovë...

VIDEO/ “Uli duart me mua”, e mitura në Vlorë dhunohet dhe tërhiqet zvarrë nga bashkëmoshataret! Reagon Policia

Një video virale ka qarkulluar në rrjete sociale ku shihet se si një e mitur dhunohet fizikisht dhe ofendohet nga disa bashkëmoshatare. Në video shihet...

Goditi me kosore vëllain dhe mbesën e tij, arrestohet 59-vjeçari

Njoftimi i policisë: DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të veprimeve procedurale...