12.7 C
Elbasan

1 milionë lekë gjobë se organizoi dasëm në lokal

Organizoi dasmë në lokalin e tij, në kundërshtim me protokollet e sigurisë, procedohet penalisht dhe gjobitet nga ISHSH-ja pronari i lokalit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e protokolleve të sigurisë nga subjektet e ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin

E. K., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientin e këtij lokali. Ndërsa ISHSH-ja vendosi masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt.

© SYRI.net

Lajme të tjera

Elbasan/ Lidhi ujin në mënyrë të paligjshme, procedohet e moshuara

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen...

Nga trafikimi i kokainës te vrasjet/ Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal me bzë në qytetin e Vlorës, i përfshirë në trafikun...

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...