9.5 C
Elbasan

10 fluturime të konfirmuara për ditën e martë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

Tirana International Airport informon se 10 fluturime janë të konfirmuara për ditën e martë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit.

Nesër, sipas TIA-s, do të fluturohet me Air Albania, nga Tirana në Romë dhe kthim, si dhe Tiranë – Milano dhe kthim.

Me “Wizz Air” do të fluturohet në linjat Tiranë – Vjenë dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Bergamo dhe kthim, Tiranë – Luton dhe kthim, Tiranë – Budapest dhe kthim, si dhe Tiranë – Piza dhe kthim.

Me “Albawings” do të fluturohet në linjën Tiranë – Pisa dhe kthim. Me “Belavia” në linjën Tiranë – Minsk dhe kthim si dhe me “Tui Fly” në linjën Tiranë – Bruksel dhe kthim.

TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi, si dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀

Sipas TIA-s, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU. TIA bën të ditur se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e BE-së.

atsh

Lajme të tjera

E reja gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për 2 administratorët e biznesit

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës. Policia e Durrësit njofton sot se...

Largimi i bluzave të bardha, Urdhri i Mjekut: Ulen kërkesat për “certifikatën e sjelljes së mirë”

Kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria duket se kanë pësuar rënie vitet e fundit. Të dhënat e Urdhërit të Mjekut në Shqipëri,...

Lëvizte i armatosur në Lushnjë, shpallet në kërkim 21-vjeçari, arrestohen 5 shokët e tij (EMRAT)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e...

Tensione në protestën e PD, molotovë e fishekzjarre në drejtim të MB dhe ish-ministrisë së Ballukut, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Që në nisje të protestës në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë. Pas Kryeministrisë, janë hedhur molotovë dhe mjete piroteknike drejt Ministrisë së...

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...