9.9 C
Elbasan

1000 euro për te shkuar drejt BE’, përfundon në pranga shoferi i klandestinëve

Eshtë ndalura një person nga policia e Korçës pasi po tranportonte me mjetin e tij disa emigrantë.

“Kapet duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas”, thuhte ne njoftimin e policisë..

Ai është,  N. S., 37 vjeç, banues në  fshatin Vodicë, Berat, i cili u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Qarku Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– N. S., 37 vjeç, banues në  fshatin Vodicë, Berat, i cili u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

 

© SYRI.net

Lajme të tjera

Raporti i KLSH: Bashkia e Elbasanit, prokurime me mangësi dhe dëm ekonomik

Nga Fatbardha Nergjoni Një auditim i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për një vit kalendarik në bashkinë Elbasan ka evidentuar mangësi në...

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...