16.5 C
Elbasan

13 pacientë ndërrojnë jetë nga koronavirusi, sa persona rezultuan pozitivë gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 13 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa kanë rezultuar 661 raste të reja. Po gjatë këtyre orëve, jaanë shëruar 505 pacientë.

Sa i përket situatës në spitalet Covid, aktualisht po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2108 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 661 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

178 raste në Tiranë, 51 në Shkodër, 45 në Berat, 43 në Fier, nga 34 raste në Durrës, Elbasan, 28 në Vlorë, 20 në Lezhë, nga 18 raste në Korçë, Mat, 16 në Kuçovë, nga 15 raste në Kavajë, Mirditë, Gjirokastër, 13 në Lushnje, nga 11 raste në Has, Pogradec, 10 në Mallakastër, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Përmet, 8 në Peqin, nga 7 raste në Devoll, Kukës, Tepelenë, Dibër, 5 në Kolonjë, nga 4 raste në Malësi e Madhe, Sarandë, Librazhd, Krujë, 2 në Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.325 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë gjithë javës që lamë pas, numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, të moshave 38-82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, si dhe bizneseve të respektojnë rregullat e vendosura në bare, restorante, dyqane dhe kudo ku ofrojnë shërbim për qytetarët. Stafet të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues dhe të respektohet distancimi fizik, për sigurinë e punonjësve dhe qytetarëve që marrin shërbim.

Lajme të tjera

Rama nuk dorëzoi Ballukun, reagon Ambasada gjermane: Ndjekja e korrupsionit në nivelet e larta, të zbatohet shpejt dhe pa pengesa

Edi Rama nuk dorëzoi Belinda Ballukun dhe rrëzoi kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin me votat e shumicës së tij parlamentare. Pas vendimit...

Tronditet” Gjermania para Botërorit, Sport Bild: Jurgen Klopp zëvendëson Nagelsmann në stolin e “panzerave”

E përditshmja prestigjoze gjermane “Sport Bild” ka hedhur orët e fundit dritë mbi një zhvillim vërtetë të bujshëm. Julian Nagelsmann mund të mos jetë...

PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut/ Tensione në Kuvend, deputetë të opozitës bllokojnë Foltoren

Kanë nisur tensione në Kuvend pasi është rrëzuar kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Deputetë të opozitës, kanë nisur të godasin tavolinën, ndërsa...

Qeveria miraton rregullat për bastet sportive/ Përcaktohen standardet teknike, do funksionojnë vetëm online

Pas më shumë se 2 vitesh pritje për aktet nënligjore, qeveria ka miratuar sot vendimin që përcakton rregullat teknike për funksionimin e basteve sportive...

Më kanë bërë keq, s’dua të më lëndojnë më”/ Letra e fundit e Xhuana Nikollajt, autopsia zbuloi shenjat e dhunës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku një 25-vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë, pasi dyshohet se dhunohej nga partneri. Kanë...

Kuvendi vendos sot për Ballukun/ Ambasada britanike në Tiranë: Imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit

Kuvendi pritet të vendosë sot lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, ndërsa ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...