7.3 C
Elbasan

25 prilli, Celibashi: Në tetor rinumërojmë mbi 500 kuti

Mbi 500 kuti votimi të 25 prillit do të rinumërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kjo do të bëhet për herë të parë, pasi Kodi Zgjedhor i ndryshuar e ka vendosur këtë garanci që të frikësojë numëruesit të mos abuzojnë duke e ditur se kutia e tyre, mund të qëllojë mes atyre që do të rihapet.

“Ia kemi dërguar aktin partive politike për një opinion nga ana e tyre. Mesi i muajit tetor do të na gjejë me procesin e filluar,” thotë Ilirjan Celibashi.

Siç sqaron Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Iliran Celibashi, përzgjedhja e kutive do të jetë rastësore dhe do të shtrihet në cdo KZAZ. “Do të hidhet një short në mënyrë elektronike,” thotë ai.

Nëse evidentohen shkelje, komisionerët dhe numëruesit do të kallëzohen në prokurori. “Nëse kjo diferencë kandidati X ka marrë X vota dhe ne na del që është X plus një ky mund të jetë edhe gabim njerëzor. Por nëse rezulton se është dhjetëfishi, në vlerësimin tim këtu jemi para një mashtrimi,” sqaron Celibashi.

5 muaj pas zgjedhjeve, KQZ nuk ka dërguar ende asnjë rast në prokurori, edhe pse subjektet denoncuan raste flagrante, p.sh si ky numërues që bënte shënime mbi fletët e votimit, duke i nxjerrë të pavlefshme.

‘Akoma jo. Kjo për faktin se të gjitha ato parregullsi, vetë subjektet zgjedhore që kanë qenë të interesuara i kanë prezantuar pranë prokurorisë,” shprehet ai.

Por bashkëpunimi me hetuesit ka qenë intensiv.”U jemi përgjigjur me informacion dhe dokument. Kemi patur bashkëpunim të ngushtë me SPAK dhe prokuroritë e tjera,” thoit kreu i KQZ.

Këto veprime kryhen paralelisht me kërkesën e opozitës për hetim parlamentar mbi 25 prillin, që selia blu e quan masakër zgjedhore. /abcnews.al

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...