11.1 C
Elbasan

3 raste të reja dhe 1 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 3 raste të reja me COVID nga 3853 testime të kryera në total. Konkretisht rastet e reja janë identifikuar në këto tre bashki: 2 raste në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë.

Ndërkohë ka ndërruar jetë një 73-vjeçare. Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, njofton MSH.

Statistika (26 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        3
Të shëruar në 24 orë     7
Të shtruar në spitale      1
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                3853

Testime totale            792,878
Raste pozitive             132,509
Raste të shëruara        129,982
Raste Aktive                 71
Humbje jete                  2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          28
Shkodër       18
Lezhë           6
Durrës          5
Elbasan       5
Berat             3
Dibër             2
Kukës           2
Fier              1
Vlorë             1

m.v/abcnews.al

Lajme të tjera

Zbuloni vetitë çudibërëse të xhinxherit!

Për mijëra vjet, xhinxheri është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të panumërta për shkak të efekteve të tij të fuqishme terapeutike dhe parandaluese. Xhinxhenri ka...

VIDEO/ E rrallë në Turqi! Lojtari ndërpret ndeshjen, i bën masazh kardiak pulëbardhës

Një ndeshje e futbollit amator në Turqi mes Istanbul Yurdum dhe Mevlanakapi Guzelhisar do të mbahet mend jo për rezultatin, por për një gjest...

Tragjedi në Chiang Mai në Tajlandë, nga sëmundja misterioze humbin jetën 72 gjitarë

Autoritetet veterinare dhe zyrtarët lokal janë në një hetim të gjerë pas ngordhjes së 72 tigrave brenda rreth 2 javësh në dy objekte të...

Emëroi një rus në përfaqësi: Shpallet e pandehur ambasadorja shqiptare në Gjermani, Aida Sakiqi

E akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ambasadorja e konsideruar si mikeshë e gruas së kryeministrit, Linda Rama, përballet me hetim penal... Aida...

Shembja e rrugës, kreu i Gjeologjikut: Jemi të përjashtuar nga përgjegjësia, nuk ishim pjesë

Shembje masive dheu janë regjistruar në zonën e Arrave të Gurrës, duke nxjerrë jashtë funksionit segmentin rrugor në këtë aks. Nga vendngjarja, drejtori i...

Konflikt në hyrje të Vlorës, policia ndërhyn për të shpërndarë të rinjtë

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme mes disa të rinjve, në qytetin e Vlorës. Konflikti është shoqëruar me tension dhe përplasje fizike. Policia ka shkuar...