Kryeministri Edi Rama në një pronocim për mediat nga selia e PS i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Basha për planin me 5 pika për përballimin e krizës së pandemisë.
“Ç’ është ky plan me 5 pika? Nuk kam idenë për një plan me 5 pika”, ka thënë Rama për mikrofonin e Ora News, teksa është larguar menjëherë.
Të shtunën Lulzim Basha e ftoi të zbatojë planin me 5 pika ose pëndryshe do të mbajnë përgjrgjësi penale.
Lexo më shumë:
5 pikat e propozuara nga Basha:
Pika e parë e planit është mbështetje dhe përgatitje e sistemit shëndetësor.
Pika e dytë e planit lidhet me arsimin.
Pika e tretë e planit lidhet ndihmën ekonomike dhe punësimin.
Pika e katërt e planit ekonomik të prezantuar nga Basha lidhet me ndihmën për biznesin e vogël.
Pika e pestë e planit ekonomik lidhet me ndihmën për biznesin e madh.