15.5 C
Elbasan

50 minuta ‘kokë më kokë’, përfundon takimi në Presidencë, Meta e Basha ndahen me grusht

Përfundon takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe kreu të PD Lulzim Basha në zyrën e kreut të shtetit.

50 minuta kanë qëndruar “kokë më kokë” Meta e Basha, ndërsa menjëherë pas takimit dy liderët janë ndarë me njëri-tjetrin duke u takuar me grusht, për shkak dhe të situatës së Covid-19. Menjëherë pas takimit asnjë nga palët nuk ka folur për mediat.

Ky takim i papritur në selinë e kreut të Shtetit vjen një ditë pas ndryshimeve kushtetuese që u miratuan nga Komisioni i Ligjeve, sipas të cilave në zgjedhjet e ardhshme ndalohen koalicionet dhe hapen pjesërisht listat e kandidatëve për deputetë.

Këto ndryshime shkaktuan reagimin e aktorëve politikë vendas por dhe ndërkombëtarëve. Tashmë pritet se çfarë vendimi do të marrë kreu i demokratëve Lulzim Basha, pasi dhe aleatët i kanë kërkuar që të reagojë sa nuk është vonë për ndryshimet në Kushtetutë.

Newsbomb

Lajme të tjera

“Lufta”/ Spanja dërgon në Qipro fregatën “Cristóbal Colón”

Spanja po dërgon fregatën “Cristóbal Colón” në Mesdheun Lindor për të siguruar mbrojtje për Qipron mes tensionit që mbizotëron ditët e fundit në Lindjen e Mesme.  Fregata spanjolle...

Falsifikuan dokumentet e një prone/ Ekzekutohen masat e sigurisë për 5 persona, e pësojnë tre punonjës të ASHK-së

Pesë persona janë vënë nën masa sigurie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, pas një operacioni të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve...

Ekstradohet nga Britania në Shqipëri, anëtari i grupit të Laert Haxhiut

Është ekstraduar nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë shtetasi Lorenc Lala, alias (Kristian Lala, Ilir Lamberti, 49 vjeç, lindur në Lushnje. Lorenc Lala,...

2 javë i bllokuar, aksi Librazhd–Prrenjas do të jetë i aksesueshëm për të gjitha llojet e automjeteve

Aksi rrugor Librazhd–Prrenjas, i cili u rihap për qarkullim këtë javë pas ndërhyrjeve intensive në terren, do të jetë i aksesueshëm për të gjitha...

Video/ Hiqen si ortakë, por Rogerti nuk ia ka besën: Miri me zor po priste që unë të dilja…

Si kurrë  më parë, dicka e pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në prime-n e Big Brother VIP kur Rogerti doli nga shtëpia për t`u...

Gjyqësori dhe Të drejtat Themelore, kreu i SPAK raportim mbi 4 orë në Bruksel para Komisionit Evropian

Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho së bashku me një delegacion të SPAK, ka raportuar mbi 4 orë sot në Komisionin Evropian, në...