8.3 C
Elbasan

6 viktima gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, shënohet shifër e lartë rastesh të reja

Ministria e Shëndetësisë njofton se 6 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe 697 persona kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 3668 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 697 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

202 raste në Tiranë, 55 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Shkodër, 33 në Lushnje, 26 në Berat, nga 22 raste në Fier, Dibër, nga 20 raste në Elbasan, Lezhë, 19 në Kavajë, nga 18 raste në Mat, Sarandë, 15 në Kurbin, 14 në Kuçovë, 13 në Krujë, 10 në Gjirokastër, nga 9 raste në Kukës, Librazhd, Pogradec, 7 në Mirditë, 6 në Gramsh, nga 5 raste në Korçë, Divjakë, Klos, nga 4 raste në Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Vorë, nga 3 raste në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Shijak, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Përmet, Ura Vajgurore, Roskovec, Patos, Libohovë, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Mallakastër, Himarë, Cerrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 433 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,535 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Lajme të tjera

Elbasani i hedh ‘shigjeta të hidhura’ Partizanit, e thumbon për ankesat për gjykimin

Sfida e luajtur në Arenën e Demave mes Partizanit dhe Elbasanit në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të...

Materazzi dhe kartoni i kuq i Zidane, ish mbrojtësi kujton: Gjithçka nis nga një qortim i Gattusos

Italia është një prej skuadrave që do të luajnë në playoffin e Botërorit të kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe...

E PAZAKONTË NË HIMARË! Shëtitorja mbulohet nga sasi të mëdha rëre, zhvendoset rëra nga bregu drejt bulevardit

Shëtitorja e Himarë është mbuluar nga sasi të mëdha rëre, pasi erërat e forta kanë zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare. Rëra...

Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian, vlerësohet bashkëpunimi SPAK–AAPSK

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit,...

Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës, shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”

Gjykata e Posaçme ka shtyrë disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Kjo për shkak se zonja Tahiri ndodhet prej disa...

Përdori sistemin elektronik dhe kredencialet e koleges duke përfituar 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e postës në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse...