32.4 C
Elbasan

809 raste të reja dhe 12 viktima në 24 orët e fundit! 50 mijë të infektuar prej fillimit të pandemisë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 809 raste të reja me COVID-19 nga 2711 testime të kryera në total. Bashkë me ta shkon në 50 mijë numri i të infektuarve me COVID që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë MSH raporton se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 humbje jete, konkretisht: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet e reja në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 276 raste në Tiranë, 88 raste në Shkodër, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Krujë, 28 raste në Sarandë, 27 raste në Fier dhe Berat,  24 raste në Mirditë, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kavajë dhe Korçë, 20 raste në Kuçovë, 18 raste në Durrës dhe Vlorë, 14 raste në Has, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Mat, 10 raste në Kurbin dhe Dibër, 9 raste në Kukës, 8 raste në Malësi e Madhe dhe Gjirokastër, 6 raste në Tepelenë dhe Përmet, 5 raste në Devoll, 4 raste në Pukë, Tropojë, Mallakastër dhe Skrapar, 3 raste në Kolonjë dhe Gramsh, 2 raste në Peqin dhe Delvinë, 1 rast ne Librazhd dhe Bulqizë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozicion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (15 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         809

Të shëruar ne 24 orë      551

Të shtruar në spitale      426

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore              2711

Testime totale          226.495

Raste pozitive            50.000

Raste të shëruara       25.876

Raste Aktive             23.096

Humbje jete              1028

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12327

Fier  1757

Durrës  1410

Shkodër    1207

Vlorë      1147

Korçë     1131

Elbasan  970

Berat  910

Lezhë  871

Gjirokastër  544

Kukës  470

Dibër  352

/mv.abcnews.al

Lajme të tjera

Pas vapës ekstreme nisin përmbytjet/ Veriu i Italisë nën ujë, shtyhen 13 fluturime në Lombardi

Reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta kanë përfshirë që nga mëngjesi i sotëm rajonin e Lombardisë në Itali, duke shkaktuar probleme të...

Përmbytjet në Teksas/ Ulet niveli i ujit, vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit

Një operacion intensiv kërkim-shpëtimi vijon të në Teksasin qendror, ku rreth dy duzina persona rezultojnë ende të zhdukur pas përmbytjeve të menjëhershme që goditën...

Ndoti ujërat e kanalit kullues/Lushnje, procedohet pronari i fabrikës së peshkut

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin italian S. O., 35...

Njihej me nofkën “Luleshtrydhja”, kapet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm me pasuri 38 milionë dollarë

Arrestimi i tij ndodhi gjatë një serie bastisjesh në Turqi, ku autoritetet sekuestruan gjithashtu 20 automjete luksoze, 51 prona, llogari bankare dhe pasuri të...

Alarm për mjet të dyshimtë në Kuvendin e Kosovës, deputetët dhe gazetarët evakuuohen nga objekti

Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosoves, Abelard Tahiri, ka thënë se u është kërkuar nga Policia që ta lirojnë Kuvendin e Kosovës. “S’po...

Pesë ditë gazra toksikë në Elbasan, urdhëri i Ramën shkon në “tym”; mbetjet vazhdojnë të digjen

Tashmë në ditën e pestë fusha e mbetjeve urbane në Elbasan vazhdon të çlirojë tym dhe gazra toksik që mbulojmë qytetin nga vatrat e...