15.3 C
Elbasan

89 të arrestuar dhe 527 leje drejtimi të hequra gjatë korrikut

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet edhe gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, ku janë konstatuar me radar shpejtësi që cënojnë sigurinë e jetës deri në 165 – 176 km/h.
Rrugorët e kryeqytetit vijojnë patrullimet dhe kontrollet parandaluese në rrugët urbane dhe interurbane, duke përdorur të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore në funksion të sigurisë.
Për 4 orë monitorim, u pezulluan 10 leje drejtimi dhe u vendosën 22 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
“Duke vlerësuar shqetësimin qytetar dhe rrezikun që shkakton shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, e adresuar në forma dhe mënyra të ndryshme, e ndërsa pritet një reflektim pozitiv nga përdoruesit e rrugës, konstatimet e rrugorëve, telefonatat dhe denoncimet e qytetarëve nëpërmjet aplikacionit të Komisariatit Dixhital, tregojnë se ka akoma shumë punë për të disiplinuar të “pabindurit” dhe “vrasësit e sigurisë në rrugë”. Mjafton të referosh disa nga shkeljet kryesore të evidentuara përgjatë muajit korrik nga Policia Rrugore e kryeqytetit, të cilat mbartin jo vetëm disa numra statistikor, por dhe shkallën e lartë të rrezikut dhe neglizhencës që karakterizon akoma drejtuesit e mjeteve, që vijojnë të luajnë me sigurinë e jetës së tyre dhe të të tjerëve në rrugë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjatë muajit korrik, nga Policia Rrugore e Tiranës janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur 38 drejtues mjetesh dhe 33 të tjerë pa leje drejtimi.
Po ashtu, 18 drejtues mjetesh u arrestuan në flagrancë për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa 13 të tjerë u proceduan penalisht për përdorim të simboleve të Policisë së Shtetit.
Policia pezulloi 572 leje drejtimi, nga të cilat 172 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 276 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 124 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
/m.m/r.e/

Lajme të tjera

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...