6.5 C
Elbasan

A rrezikojmë mbylljen prej Covid-19? Flet Brataj: Moshat e reja po infektohen më shumë

Mjeku i njohur Skënder Brataj shpjegoi se koronavirusi ka pësuar mutacione që prej muajve mars, prill dhe maj dhe tashmë shfaqet me simptoma të ndryshme. Megjithatë ai theksoi se me uljen e temperaturave, që sjell gripin dhe sëmundje të tjera stinore organizmi do të jetë më i ekspozuar ndaj Covid-19.

Brataj tha në studion e Opinion se mosha më e prekur aktualisht është mosha e mesme, duke qenë se tashmë të moshuarit po mbrohen duke mbajtur maskë edhe jashtë shtëpisë.

“Në verë virusi humbi shumë veti por në temperatura të ulëta ai mbijeton më kollaj. Virulenca me gripin bashkë kthehen në një problem më të madh. Format më të lehta janë temperatura, humbja e shijes. Këto shenja nuk ishin në muajt mars, prill, maj. Virusi ka pësuar mutacion.

Njerëzit që po preken më shumë në spital janë mosha e mesme sepse mosha e tretë po mbrohet. I terrorizuam moshat e treta dhe e respektuan. Masat dhe mënyra e sjelljes janë të gjitha bashkë. Përhapja e infeksionit është njësoj por simptomat kanë ndryshuar”, tha Brataj.

Ai vlerësoi se duhet mbajtur maska për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ndërsa shtoi se me këto shifra që kemi aktualisht nuk rrezikojmë mbylljen por kufizime të tjera. “Në këtë moment nuk rrezikojmë mbylljen, me këto numra, por na rrezikohen kufizime të tjera”, u shpreh Brataj./mv. abcnews

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...