11.8 C
Elbasan

‘Ai po përpiqej të diplomohej’, flet vajza e elektriçistit shqiptar që humbi jetën në Greqi: Na e morën babain nga duart

E dhimbshme ka qenë deklarata e vajzës së elektriçistit shqiptar që humbi jetën së bashku me dy kolegë të tjerë në mënyrë tragjike dy ditë më parë në ishullin Evia të Greqisë. Shqiptari i identifikuar si Aleks Bruka u godit nga rryma 20 mijë volt dhe për 2 orë qëndroi i varur në shtyllën e tensionit.

Vajza e 45-vjeçarit shqiptar, Kerta, duke folur për mediat greke, tha se babai i saj e bënte këtë punë prej 15 vitesh dhe gabimi i personave të tjerë shkaktoi tragjedinë.

Po jetojmë në një çmenduri. Po mundohemi të organizojmë udhëtimin e fundit të babait për në Shqipëri. Këtë punë e bënte prej shumë vitesh. Në fakt, këtë vit do të mbaronte shkollën e elektriçistit, do të diplomohej dhe nuk do të ngjitej më nëpër shtylla. Për fat të keq, të tjerët e bënë gabimin, të tjerët nuk e dinin punën dhe na e morën babain nga duart. Shpresoj që autoritetet ta hetojmë mirë këtë çështje sepse asgjë nuk ka ndodhur papritur. Nuk ishte hera e parë që babai im bënte këtë punë. Është ngjitur nëpër shtylla për të paktën 15 vite. E dinte mirë këtë punë”, ka thënë vajza 20-vjeçare e shqiptarit.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi 2 ditë më parë 50 metra nga qendra e fshatit dhe para syve të dhjetëra banorëve, të cilët panë pa frymë skenën e vdekjes së tmerrshme të elektricistëve. Sipas mediave greke nga dëshmia e qytetarëve që panë çdo gjë, vdekja e 45 vjeçarit shqiptar me origjinë nga Rrësheni dhe babai i tre fëmijëve ishte e tmerrshme.

K.T./Shqiptarja.com

Lajme të tjera

Sa zgjat një çështje e zakonshme në hetim?”, SPAK jep përgjigje publike

SPAK ka dhënë sqarime në lidhje me kohëzgjatjen e hetimeve për çështjet që trajton, në një kohë kur vëmendja publike është përqendruar tek rastet...

Me armë dhe drogë në makinë, 5 të arrestuar në Durrës

Në zbatim të planit të masave, gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur dy raste të lëvizjes me armë zjarri dhe lëndë...

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

Qeveria pakistaneze shpalli të enjten “luftë të hapur” ndaj autoriteteve talebane në Afganistan, pas një sulmi të forcave afgane në kufirin mes dy vendeve. Si...

Lëvizje në radhët drejtuese të policisë, ndryshojnë shefat e komisariateve në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në vend. Sipas vendimeve të reja,...

Abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

SPAK shpalli pretencën ndaj 23 të akuzuarve të Universitetit Bujqësor të implikuar në nëntë tendera fiktivë me vlerë 90 milionë lekë. Prokurori Dritan Prençi kërkoi...

Sherr mes të rinjve në Greqi/ U godit me thikë nga një shtetas grek gjatë një sherri, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek. Sipas autoriteteve...