Një aksident i trefishtë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Durrës-Plepa.

Siç mëson Ora News, në aksident janë përfshirë tre automjete, 2 kamionë dhe një veturë.

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka dëme në njerëz por vetëm materiale.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.