Nuk kanë të ndalur aksidentet rrugore në vendin tonë.
Më i fundit është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Vlorës, ku një automjet tip Mercedes Benz ka përplasur një person, rreth të 60-ve, që po lëvizte me motor.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ndërsa drejtuesi i mjetit me targa “AA 300 AL” është shoqëruar në komisariat.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
/a.r,OraNews