12.4 C
Elbasan

Aksidenti në Kamëz, familjarët e viktimës falin 19-vjaçaren: Ishin edhe kunata, të mos ndiqet penalisht

Sot është dhënë masa e sigurisë në spital për Denisa Dokun, e ndaluar për aksidentin e 5 dhjetorit në Kamëz ku mbeti e vrarë 22-vjeçarja Alida Spahiu.

Prindërit e viktimës i kanë kërkuar gjykatës që 19 vjeçarja Denisa Doku të mos ndiqet penalisht.

“Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, janë shprehur ata. Ndërkohë që kanë bërë edhe një akt noterial.


Ndërkohë avokati Bardh Koçi ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie.
Sipas tij, vajza është studente dhe duhet ti jepet mundësia të vazhdojë shkollën.

AvokatiDuhet të ndalohej edhe drejtuesi i benzit deri sa të dalë ekspertiza. Aksidenti ka ndodhur në momentin që Smarti do të merrte kthesën. Drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e alkoolizuar dhe nuk ka qenë me shpejtësi.

Pak ditë më parë Ora News publikoi videon e momentit të aksidentit ku shihej momenti kur makina Smart, në timonin e së cilës ndodhej 19-vjeçarja Deni Doku, i del para një makine Benz që vinte në kahun e kundërt të rrugës.

Përplasja është tepër e forte, ndërsa makina e vogël në të cilën udhëtonte Doku së bashku me 22-vjeçaren Alida Spahiu bën një rrotullim thuajse 360 gradë, duke u përplasur edhe me një automjet që po vinte nga pas.

Dy vajzat mbetën fillimisht të plagosura, në gjendje më të rëndë e reja 22-vjeçare, e cila fatkeqësisht dje humbi jetën në spital.

Drejtuesja e automjetit, Deni Doku është arrestuar nga policia veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

 

ora news

Lajme të tjera

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të...

Mbahej në magazinë me myk, AKU i bllokon ‘KMY’-së 738 kg fileto dhe gjoks pule! Do asgjësohen

Në fabrikën e KMY-së, që është ndër prodhuesit kryesor të mishit të vend janë gjetur 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për...

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë/ 62-vjeçari futet në banesën e fqinjëve dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku një 62-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri fqinjët e tij. Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji...

Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është...