11.8 C
Elbasan

Akuzat për tradhti e pazare, Basha :Berisha dhe Rama në një thes

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e akuzoi për tradhti dhe pazare me kryeministrin Rama lidhur me ndryshimet kushtetuese.

Në një prononcim para selisë blu, Basha i krahasoi akuzat e Berishës me ato të Ramës që për 8 vite e konsideronte si kukull të tij.

“Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për kukull të Sali Berishës, dje Sali Berisha më ka akuzuar për peng të Edi Ramës.E para është gënjeshtër.E dyta nuk do të ndodhë kurrë.Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje”.

Ai tha se Partia Demokratike po ecën përpara dhe do prijë betejën popullore për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë, të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar.

“Ky është misioni i PD dhe çdo demokrati, ky është misioni im dhe këtij do ti qëndroj me përkushtim deri në arritjen e objektivave që nuk janë thjesht partiake por janë kombëtare”.

Lajme të tjera

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...

Fiter Bajrami, Erion Murataj bën urimin e fortë

Urimi i Erion Murataj  "Gëzuar Fiter Bajramin! 🌙✨ Në këtë ditë të shenjtë, le të rikujtojmë vlerat e pastra të besimit : drejtësinë, ndershmërinë dhe mëshirën...

Iu kapën 4 mijë rrënjë kabanis në një maganizë, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës: Është në pronësi të vëllait

Policia ka vendosur lirimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa pas marrjes në pyetje. Hasa u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pasi...

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinat e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

  BilalLirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Hasa pasi u dorëzua dje në polici, hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga policia, duke deklaruar se...

Elbasani ëndërron trofetë: Stadiumi pritet të mbushet me mijëra tifozë, për femrat biletat do të jenë gjithmonë falas

Sezoni aktual futbollistik po shndërrohet në një nga më emocionuesit për qytetin e Elbasanit. Ekipi verdh e blu, falë rezultateve të shkëlqyera në kampionat...

Kryepolici i ri, ja si do të vlerësohen kandidatët në konkurs. Ministria e Brendshme kërkon informacion nga SPAK

Përzgjedhja e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit po shkon drejt fazës finale. Javën e ardhshme do të bëhet zyrtarisht publik...