8.3 C
Elbasan

Akuzat për trafik të fëmijëve/ Nga Greqia e Italia, zbardhen udhëtimet e Përparim Ademit jashtë vendit së bashku me motrat Metani!

ReportTv zbardh ekskluzivisht 30 udhëtimet e Përparim Ademit (Telës) drejt Greqisë, Italisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Janë pikërisht këto udhëtime të cilat do të kalojnë në sitën e hetuesve për të zbardhur të vërtetën mbi akuzat e ish kunatit që deklaron se Përparim Ademi është pjesë e një rrjeti që shet fëmijë në vendet e BE-s, Kosovës dhe Malit të Zit.

Sipas të dhënave të siguruara nga Report Tv, Ademi në disa prej këtyre udhëtimeve rezulton i shoqëruar nga motrat Metani, Zhaneta dhe Kristina me të cilat ai ka patur marrëdhënie intime dhe i vrau më 31 dhjetor 2020.

Udhëtimet e Ademit datojnë nga viti 2008 de më i fundit është në 4 janar 2020 kur ai largohet nga Shqipëria nëpërmjet Kapshticës dhe qëndron një javë në Greqi. Kthehet më 11 Janar 2020 dhe nga ai moment legalisht ai s’ka dalë më nga Shqipëria deri kur u arrestua mesditën e 31 dhjetorit.

Niveli i tij i jetesës dhe të ardhurat ekonomike nuk kanë bindur hetuesit për të gjitha këto lëvizje jashtë vendit për një person si të papunë që deklaron se është bojaxhi. Udhëtimet e Përparim Ademit jashtë vendit janë me furgon, autobus, veturë personale dhe avion.

B.K./Shqiptarja.com

Lajme të tjera

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...

Rekord rënie, euro prek fundin/ Banka e Shqipërisë: Këmbehet 95 lekë, niveli më i ulët historik

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë,...

UEFA dënon Real Madrid, mbyllet një pjesë e “Bernabeu-t”, shkak bëhet…racizmi

UEFA njoftoi mbylljen e një pjese të stadiumit për një ndeshje dhe një gjobë për Real Madridin për shkak të “sjelljes raciste nga tifozët...

“Ajo gjuhë i shkon një njeriu pa moral”, Berisha: Taulant Balla, kriminel që trafikonte prostituta! Fliste me Mario Çelën për…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka reaguar për gjuhën e përdorur një ditë më parë...

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, akuza edhe për…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet që përfshijnë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorit të Elbasanit Ahmetaj...