7.4 C
Elbasan

Alfred Peza refuzon ftesën e Ramës për deputet

Ish-deputeti i PS-së, Alfred Peza e ka refuzuar ftesën e Ramës për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Peza përmes një postimi në Facebook.

Peza shkruan se është ndjerë i vlerësuar nga ftesa e Ramës dhe ka shtuar se do të jetë gjithmonë në krah të tij.

Postimi i plotë i Pezës:

Të dashur miq! Sapo mbarova një takim me Kryeministrin Rama dhe kam dëshirë të ndaj me ju arsyen dhe përfundimin e takimit.  Kryeministri më kërkoi gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së deputetëve, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke vlerësuar kontributin tim si deputet më parë dhe si person i angazhuar në debatin publik më pas.  Më erdhi mirë që në vlerësimin e tij, ai nënvizoi se në debatin publik kam kontribuar jo si “partizan”, po si qytetar i angazhuar. Natyrisht me bindje e kahje në mbështetje të punës së kësaj maxhorance, por pa e shkelur kurrë etikën dhe pa i hyrë kurrë në hak partizançe palëve të tjera.

E falenderova Edi Ramën për këtë interesim, që e konsideroj të posaçëm pasi nuk është në stilin e punës së tij! U ndjeva mire duke e ditur edhe qe listat jane plotesisht ne doren e drejtuesve te qarqeve, deri kur ata te vijne neser ne zyren e Rames ne PS para mbledhjes se kryesise ne mbremje.

Por refuzova:-)

I thashe kryeministrit dhe po ju’a them te gjitheve se jam ndjere i privilegjuar qe kam perfaqesuar edhe me pare, vullnetin elektoral te qytetareve ne Kuvendin e Shqiperise. Por karrigia e deputetit nuk eshte per mua ne kete faze te jetes dhe aktivitetit tim!

Une do te qendroj ne krah te Edi Rames sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavaresisht nga pozicioni qe mund te kem ne raport me sfidat e maxhorances qe do te rikonfirmohet me siguri ne 25 prill. Ka plot te tjere PS, qe e duan me shume se une dhe e bejne po aq mire apo me mire se une punen e depuetit, keshtu qe me shume kenaqesi vendin tim ia le kujtdo prej tyre ne Kuvendin e Shqiperise.

Mbetem si gjithmone i perkushtuar per te dhene kontributin tim maksimal, per kete familje politike, ku jam ndjere mire qe diten e pare dhe do te jete kenaqesi e krenari per mua te anazhohem krah miqve deputete, qofte ne fushate dhe qofte ne cdo sfide te terrenit pas fitores!

Urime dhe suksese te gjitheve!  Se bashku per Shqiperine!

Lajme të tjera

Shembja në aksin Librazhd–Përrenjas, riparimi i rrugës pritet të marrë një kohë të gjatë

Shembja e ndodhur në aksin kombëtar të rrugës Librazhd–Përrenjas, në afërsi të fshatit Dragostunjë, pritet të marrë një kohë të gjatë, në rastin më...

Kush janë katër ministrat e rinj të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 7 ndryshime në kabinetin qeveritar këtë të enjte, 26 shkurt, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste...

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Dëmtimi i rrugës që lidh Tiranën me juglindjen ka ngarkuar trafikun në doganën e Bllatës. Pas marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut i gjithë trafiku, kryesisht...

Ulen kërkesat për azil në Britani! Shqiptarët bien nga “froni”, jo në top 5 e emigrantëve të paligjshëm

Emigrantët e paligjshëm shqiptar zyrtarisht nuk janë më një problem në Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet kanë publikuar bilancin e emigracionit për vitin që kaloi,...

Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri

Këngëtarja me famë botërore Shakira ka konfirmuar zyrtarisht se është në një lidhje të re dashurie me aktorin britanik Lucien Laviscount, duke i dhënë...

Po punonte mbi çatinë e banesës së tij dhe ra nga lartësia, humb jetën 49-vjeçari në Shkodër

Një 49-vjeçar në fshatin Grudë e Re të Shkodrës ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e çatisë së banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur...