9.3 C
Elbasan

Ambasadorja Yuri Kim kërkon me çdo kusht ngritjen e Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, i është rikthyer sërish çështjes së Gjykatës Kushtetuese. Me një shënim në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, znj. Kim ka përshëndetur apelin e presidentit Ilir Meta dhe të kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, të cilët në një zë kanë kërkuar ngritjen e saj brenda 2020.

Diplomatja amerikane fton palët të punojnë sa më parë, që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda këtij viti.

Faleminderit presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi që e bënë të qartë që vendi duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese. Ne jemi dakord duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, se këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ta bërë këtë të ndodhë para fundit të vitit 2020”, thekson Yuri Kim.

Gjithashtu edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, ka kërkuar ngritjen e këtij institucioni me rëndësi jetike për Shqipërinë. Mungesa e Kushtetueses ka detyruar palët në vend, konkretisht mazhorancën dhe presidentin e vendit, që mosmarrëveshjet e krijuara mes tyre t’i dërgojnë në institucione të tjera, ku njëri prej tyre ishte Komisioni i Venecias.

Euronews

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...