16 C
Elbasan

Amendimet e PS-së për Kodin Zgjedhor, Balla: Listat, 100% të hapura. PD të mos vetëpërjashtohet

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, thotë se amendimet e propozuara nga PS për kodin zgjedhor përmbledhin të gjitha çështjet sensitive mbi zgjedhjet.

Ai inkurajoi Këshillin Politik që të gjejë gjuhën e përbashkët në përkthimin si duhet të ndryshimeve kushtetuese në kodin zgjedhor.

Balla: Nga një deputete e opozitës parlamentare janë bërë disa propozime.Shpresoj që edhe nga ana e opozitës joparlamentare të kemi mundësinë të vijojmë diskutimin me ta. Nxis PD, LSI dhe partitë e tjera jashtëparlamentare që të kontribuojnë me propozimet e tyre por drafti i propozuar nga ne ka marrë 100% të gjitha sensibilitetet. Listat janë 100% të hapura. Propozimi ynë është një propozim që sot zbatohet në vende që ngjashmërisht kanë sistemin tonë, si Kroacia, Çekia, Austria, Belgjika.Çështjet e karakterit teknik janë të hapura për diskutim. PS nga 75 deputetë, 1/3 do ti ketë gra.

Balla u ndal edhe te kritikët e këtyre propozimeve që e kanë konsideruar si një kurth të PS-së për ti mbajtur listat e mbyllura në gati 90% të listës.

Balla: Nuk është e vërtet që një kandidat duhet të marrë vota më shumë se partia.Këtë formulë nuk e kemi shpikur ne. Ka kënvështrime që mund të përzgjidhet modeli i Kosovës. Por një kandidat që të zgjidhet deputet pa mbështetjen e një partie politike duhet të përmbushë legjitimitetin demokratik të votave.Fakti që renditja e partive politike thyhet nga mbështetja që merr një kandidat është një hap i madh.Të jesh deputet në Kuvend është nga 9000 mijë vota në qarqe të vogla deri 12 mijë në Tiranë.

I pyetur nëse do ti kalojnë në mënyrë të njëanshme këto amendime nëse nga opozita e bashkuar nuk ka ndonjë propozim, ai tha se uron shumë që kjo e fundit të mos vetëpërjashtohet nga procesi.

Balla: Nuk besoj që PD do të vetëpërjashtohet nga ky proces, kam besim që opozita jashtëparlamentare  do të kontribuojë me propozime konkrete për ta përmnirësuar draftin dhe për ta sjellë në një formë. Nëse nuk e bën, ndryshimet kushtetuese kanë ndodhur, listat janë hapur dhe zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të bëhen me lista të hapura 100%.

Deputeti socialist nuk ishte shumë entuziast për propozimin e zonjës Hajdari, që kërkon renditjen e kandidatëve në lista sipas rendit alfabetik.

Balla: Me opozitën parlamentare është më e thjeshtë se puna do të zhvillohet në komisionin e ligjeve, por i qëndroj propozimit tonë sepse është i vetmi propozim që i bënë bashkë të gjitha këndvështrimet.

Sa i takon marrjes së ekspertizës ndërkombëtare nga ODIHR për koalicionet, Balla tha se ODIHR dhe Venecia e kanë thënë se këto janë çështje që i përkasin sovranitetit të plotë të vendeve anëtare të OSBE, apo anëtare të Këshillit të Europës.

Balla tha se kanë diskutuar edhe lidhur me miratimin e paketës me 7 ligje të dalë nga marrëveshja e 5 qershorit që edhe pse është depozituar në Kuvend nga Gjiknuri nuk është përfshirë në kalendarin e punimeve.

Balla: Puna do të vijonë, janë disa ligje me shumë rëndësi.

Deklaratat Balla i bëri pas mbledhjes së grupit të PS, ndërsa për gazetarët tregoi edhe pse nuk po mblidhet Asambleja e PS.

Balla: Jemi në kushtet e një pandemie, kemi diskutuar. Kemi menduar një mënyrë funksionale të Asamblesë Kombëtare të PS, ka 352 anëtarë. Një mbledhje tradicionale është e pamundur. Në javët në vijim kemi menduar një mënyrë që të garantojë procesin e integritetit vendimmarrës.Do të gjejmë një mënyrë që nuk prek funksionalitetin dhe integritetin e procesit të votimit brenda Asamblesë.

Ndërkohë në orën 16:00 pritet të mblidhet shtabi elektoral i PS.

Lajme të tjera

Doktor Minai, mjeku i çdo elbasanasi!

Mjeku dhe kirurgu ORL, Mina Kallajxhiu, është një nga emrat më të spikatur të mjekësisë në qytetin e Elbasanit dhe asaj shqiptare. Me përgatitje...

Stuhi breshëri në Gramsh

Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë rënë mesditën e kësaj të shtune në Gramsh. Breshëri zgjati disa minuta në qytet. Sikurse duket nga pamjet, rrugët...

Mjaftojnë 10 minuta shi dhe Elbasanin e merr uji

Kanë mjaftuar vetëm 10 minuta shi që lagje të shumta në Elbasan të përmbyten nga uji për shkak të mungesës së kanalizimeve. Përmbytjet tashmë janë...

Peqin/ Gjendet I pajetë një person

Peqin / Informacion paraprak Në lagjen “Teqe”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi B. M., 67 vjeç, për të cilin sot,...

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

Në Kakavijë Policia Kufitare ka vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive kriminale, ndërsa janë evidentuar 2 raste të paligjshmërive në kufi. Në pranga ka rënë...

Misteri i trupit të djegur në një makinë në Athinë, policia: Mjeti qëndroi aty për më shumë se 48 orë, proçes i vështirë identifikimi...

Komuniteti lokal në Viotia është i tronditur, pas gjetjes së një trupi të karbonizuar në një makinë të djegur. Mjeti u gjet në një vend...