9.7 C
Elbasan

Aplikimet e reja, kriteret dhe dokumentet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Aplikimet për të regjistruar fëmijët pranë çerdheve apo kopshteve publike në Tiranë për vitin 2020-2021 do të nisin në datën 22 qershor.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve ka njoftuar nisjen e regjistrimeve nga kjo datë deri më 26 qershor si dhe ka bërë të ditur  procedurën që do të kryhet për regjistrimin e fëmijëve pranë këtyre institucioneve publike.

Kriteri i parë është që prindi duhet të aplikojë ne kopshtin që i takon në njësinë administrative, certifikata e fëmijës me certifikatë familjare, plotësohet një formular kontakti dhe formular i punës. Vërtetimi që prindi është në marrëdhënie pune është i rëndësishëm pas u jepet prioritet atyre fëmijëve që i kanë prindërit në punë, duke parë edhe numrin e madh të fëmijëve në çerdhe dhe kopshtet publike.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve ka bërë të ditur kriteret dhe dokumentacionin e duhur për aplikuesit që vijnë nga shtresat social-ekonomike në nevojë të cilat i janë referuar kategorive vunerabël sipas VKB-së Nr. 128 datë 26.12.2019 “Për miratimin sistemimin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës.

Fëmijë me statusin e jetimit: libreza e statusit të jetimit të fëmijës, certifikata personale dhe familjare.

Fëmijë të familjeve ku kujdestari ligjor ka statusin e jetimit: librezë e statusit kujdestar ligjor të fëmijës, certifikatë personale dhe familjare e fëmijës.

Fëmijë me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe me sëmundje të renda sipas raporti mjeko-ligjor: raport mjeko-ligjor i fëmijës, certifikatë personale dhe familjare e fëmijës.

Fëmijë ku kujdestari ligjor është me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike dhe me sëmundje të rënda, sipas raportit të komisionit mjeko-ligjor: raport mjeko-ligjor i kujdestarit ligjor të fëmijës, certifikatë personale dhe familjare e fëmijës.

atsh

Lajme të tjera

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...