9.7 C
Elbasan

Arjan Baçi merr administrimin e RTV Ora e Ora News: Nga 94 mln lekë të pambledhura, 34 mln detyrime që PS i ka televizionit

Arjan Baçi, administratori i caktuar nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara për administrimin e pasurive të presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi, është prezantuar sot në bordin e televizionit.

Gjatë mbledhjes është diskutuar buxheti i dy televizioneve, RTV Ora dhe Ora News.

Drejtori i Informacionit, Brahim Shima në studion e Ora News informoi për mbledhjen e bordit që u mbajt paraditen e sotme.

Brahim Shima: ”Televizioni ka të pambledhura 98 milionë lekë të reja, ose e thënë ndryshe 1 milionë dollarë, nga të cilat 34 milionë lekë të reja janë detyrime që PS i ka dy televizioneve dhe i takon administratorit të ri të mbledhë këto të ardhura.

Nga sa u bë e ditur, prej muajsh ka një komunikim zyrtar mes PS dhe Ora News dhe RTV Ora për kthimin e shumave. Kjo do të thotë se prej vitesh PS i ka besuar publikimin e spoteve por tashmë është koha që këto detyrime të shlyhen dhe i takon administratorit të ri që të kujdeset për administrimin e këtyre borxheve dhe mbledhjen e mbarëvajtjen financiare të dy televizioneve. Këtë detyrim që ka pasur administratori, zoti Ndroqi, tani do ta ketë administratori i ri ”

Duhet të them që televizioni Ora dhe Ora News prej muajsh kanë pasur një rritje të të ardhurave nga reklamat. Në muajt e para të fillimit të vitit ka pasur 20% rritje të kontratave të reklamave, kjo falë angazhimit të administratorit zoti Ndroqi. Në muajt e pandemisë si cdo biznes pati rënie, por duhet thënë që administrator i ri ka një arkë të lënë pas me gati 1 milionë dollarë që duhet të mbledhë për të vijuar punën që është bërë.”

Ndërkohë vuri në dukje se administratori i ri i merr dy televizionet me të gjitha detyrimet e shlyera ndaj shtetit dhe me kontrata të shtuara reklamash.

Është bërë e ditur që administratori i ri nuk do të ketë ndikim në linjën editoriale por në momentin që do të ndodhte ky cënim atëherë  Drejtori i Informacionit u shpreh se do ta denonconte publikisht.

Brahim Shima “Stafi do të jetë pranë qytetarëve e sa më pranë të vërtetës pa u ndikuar nga asnjë forcë politike, por dhe angazhimi i jonë që ne nuk do të pranojmë që të ketë ndikim.

Sjell në vëmendje që rritja e të ardhura veç punës së zotit Ndroqi vjen dhe për shkak të performancës së lajmeve pra në momentin që do të ketë ndikim nga jashtë tek lajmet, emisionet e stafi, detyrimisht do të pasqyrohet në rënie të ritmit.

Faji nuk do të jetë i joni, në momentin që do të ketë ndërhyrje editorial unë do të reagoj sërish, Në momentin që do të kemi një cënim të së drejtës sonë unë do të jem pranë jush për të deklaruar çfarë është duke ndodhur.

Diskutimi 3 orësh në lokal, “komploti”

Detaje të reja zbardhen çdo ditë rreth asaj çfarë “gatuhet” në oborrin e pushtetit për goditjen e Presidentit të Yldon Media Group Ylli Ndroqi dhe dy televizioneve në pronësi të tij, Rtv Ora dhe Ora News.

Drejtori i Informacionit për dy televizionet, Brahim Shima, zbuloi një takim të zhvilluar së fundmi në një lokal të njohur në bregdetin e Vlorës, ku një ish-ministër i fuqishëm socialist dhe një superdrejtor po i PS-së kanë diskutuar për 3 orë mbi vazhdimësinë e komplotit kundër zotit Ndroqi dhe dy televizioneve.

Brahim Shima: Ditë pas dite mbërrijnë fakte të reja rreth asaj çfarë organizohet poshtë tryezave, apo poshtë asaj që duket në reagimet zyrtare. Në informacionet tona veç takimeve të mëparshme, së fundmi një ish-ministër i fuqishëm i PS dhe një superdrejtor, nuk po i them emrat se cilët janë se të dy që janë takuar e dinë shumë mirë se për çfarë kanë folur dhe ku janë takuar, në një lokal shumë të njkohur në bregdetin e Vlorës, kanë qëndruar mbi 3 orë së bashku dhe më thuaj për çfarë kanë diskutuar?

Harrojnë që publiku është në mbrojtje të medias.Mendojnë  se janë super të fuqishëm siç kanë qenë dikur apo siç janë sot që e quajnë veten superdrejtora në detyrë për të abuzuar me forcat e rendit. Për çfarë mund të kenë biseduar nga ora 15:00-18:00?Ka qenë sulmi që duhet ti bëhet zotit Ndroqi në këtë moment kur jemi në momentet e një përballje të frikshme apo sulmi të frikshëm nga bashkia e Tiranës për të ndaluar publikimin e lajmeve që ka nisur edhe përpara shembjes së Teatrit.

Është një takim që zhvillohet për zotin Ndroqi, që ta heqin nga administrimi, ti ndalojnë fjalën, të shpërthejnë për të ndaluar reklamat, të sjellë një krizë dhe panik te gazetarët, të organizojnë një skemë dhe si duhet vazhduar pas hapit të parë. Dhe pastaj është Ora News.

Lajme të tjera

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...