12.3 C
Elbasan

Arrestohen dy shqiptarë në Matera, në çastin kur shisnin drogë

Dy shqiptarë që banojnë në Altamura, Itali, u arrestuan në Matera nga karabinierët gjatë kontorllit për drogë. Dy burrat, 30 dhe 36 vjeç, të njohur për Policinë, u ndaluan për një kontroll në Santa Candida.

Aty, një 52-vjeçar nga Matera, me një biçikletë elektrike, po qëndronte pranë makinës së tyre “Fiat 500 L” ku ata ndodheshin.

Pasi vëzhgoi lëvizjet dhe vërejti një shkëmbim të shpejtë, policia ndërhyri, duke ndalur së pari makinën dhe më pas burrin me biçikletë.

Dy shqiptarëve iu gjetën 5000 eurove ndërsa italianit nga Matera dy qese, njëra që përmbante 20 gram heroinë, tjetra 18 gr kokainë, që sapo i ishin shitur.

Kërkimet u shtrinë në shtëpitë e tyre dhe në shtëpinë e 52-vjeçarit u gjetën edhe 6 gramë të tjera heroinë dhe 1 gr kokainë. Për italianin u bë denoncimi, kurse dy shqiptarët përfunduan në burg në Matera.

syri.net

Lajme të tjera

Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, ulje të numrit të dënimeve

Në Qarkun e Elbasanit, fenomeni i dhunës në familje vijon të mbetet shqetësues ,duke reflektuar problematika të thella sociale dhe ekonomike. Sipas të dhënave zyrtare...

Aksidenti i rëndë në aksin në aksin Drashovicë–Kotë, shkon në tre numri i viktimave, ndërron jetë edhe pasagjeri 40-vjeçar

Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur në aksin Drashovicë–Kotë mbrëmjen e kaluar. Fillimisht, dy persona humbën jetën në...

Vranësira dhe reshje shiu, java nis me mot të paqëndrueshëm

Kjo e hënë do të jetë me mot të paqëndrueshëm , me alternime vranësirash dhe reshjeve të shiut. Reshjet e shiut do të nisin që...

E reja gjendet e pajetë në një hotel në Shkëmbin e Kavajës, nisin hetimet për 2 administratorët e biznesit

Ditën e djeshme është gjetur pa shenja jete një 31-vjeçare nga Kosova në ambientet e një hoteli në Durrës. Policia e Durrësit njofton sot se...

Largimi i bluzave të bardha, Urdhri i Mjekut: Ulen kërkesat për “certifikatën e sjelljes së mirë”

Kërkesat e mjekëve për t’u larguar nga Shqipëria duket se kanë pësuar rënie vitet e fundit. Të dhënat e Urdhërit të Mjekut në Shqipëri,...

Lëvizte i armatosur në Lushnjë, shpallet në kërkim 21-vjeçari, arrestohen 5 shokët e tij (EMRAT)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe bazuar në informacionet e...