Tre shtetas,  njëri prej tyre Italian janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend”.

Ata akuzohen se trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike nga Italia për në Shqipëri, duke i shitur në qytete të ndryshme të vendit.

Të arrestuar janë:  Vladimir Gjoci 46 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit” ;

G. G., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

Marco Maraschio shtetas Italian banues në Leçe

“Nga hetimet ka rezuluar se shtetasi V. Gj., së bashku me shtetasin italian M. M., banues në Leçe, Itali, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, mereshin me trafikimin e armëve luftarake nga Italia në Shqipëri, të cilat i shisnin më pas në qytete të ndryshme të Shqipërisë.” Informoi policia e Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Vladimir Gjoci u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit italian i është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e llojit heroinë.

Ndërsa shtetasi G. G. merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotikëve, të cilat i merrte nga shtetasi Vladimir Gjoci.

“Gjatë operacionit ka rënë në pranga dhe një 26-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 2 shtetasit e lartpërmendur, merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë në zona të ndryshme të Tiranës. “

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndaj tyre ishte firmosur masa e sigurisë “Arrest në burg. Arrestimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë pas hetimeve 6-mujore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.