17.5 C
Elbasan

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Ahmet Toskës në Fier

Arrestohet nga policia autori i dyshuar i vrasjes së Ahmet Toskës në Fier

Arrestimi është urdhëruar nga prokuroria pas analizave të provave të gjetura në vend ngjarje.

Operacioni eshte zhvilluar gjate mëngjesit te sotshem.

Eshtë arrestuar 52 vjeçari F.H.

Njoftimi i plotë:

Fier

Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së datës 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh” Fier, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. T.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 26.10.2020, ku në lagjen “Sheq i madh”, Fier  është vrarë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimeve të pandërprera, është arritur të behet kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar:

F. H., 52 vjeç, banues në Fier.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të  armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lajme të tjera

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...

Tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

Të paktën katër persona humbën jetën dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën pasi tornadot goditën shtetin verior të Miçiganit në SHBA,...

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...

Rekord rënie, euro prek fundin/ Banka e Shqipërisë: Këmbehet 95 lekë, niveli më i ulët historik

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë,...