12.9 C
Elbasan

ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Kufizohet lëvizja në këtë orë në tunelin e Krrabës, do lajmë muret

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e automjetet se në përgjatë orëve të natës në 30 ditët në vijim, qarkullimi do të vijojë vetëm me një sens. Kjo pasi përgjatë këtij muaj do të bëhet larja e mureve të tunelit të Krrabës.

ARRSH bën me dije se kur në njërin tub të punohet për larjen, të qarkullohet në tubin tjetër, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar dhe në prezencën e patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar ju njofton se më datë 16.05.2021, nga ora 21:00-deri në orën 06:00 do të bëhet larja e mureve të Tunelit të Krrabës. Duke pasur parasysh fluksin e madh të mjeteve që qarkullojnë në këtë objekt, rreth 15 mijë mjete në 24 orë, procesi i larjes do të realizohet gjatë orëve të natës, deri në mëngjes. Gjatë këtij orari do të punohet për larje në njërin tub, duke lënë të lirë për qarkullim tubin tjetër.

Ky proces do të përfundojë brenda një periudhe 30 ditore. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore, është hartuar Plani i Menaxhimit të Trafikut, i cili parashikon që gjatë natës, kur në njërin tub të punohet për larjen, të qarkullohet në tubin tjetër, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar dhe në prezencën e patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit (Tiranës dhe Elbasanit).

Nga ana e Operatorit të Tunelit, janë marrë të gjitha masat për zbatimin e Planit të miratuar të Menaxhimit të Trafikut. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ARRSH udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të qarkullojnë në Tunelin e Krrabës gjatë orëve të natës, të zbatojnë sinjalistikën rrugore dhe mesazhet në tabelat elektronike të tunelit”, njofton ARRSH

Lajme të tjera

Shkëlqim, elegancë dhe stil në tapetin e kuq, ja veshjet që kanë spikatur në ceremoninë e 98-të të Oscars

Tapeti i kuq i 98th Academy Awardsu mbsush me elegancë, stil dhe momente që tërheqin vëmendjen e gjithë botës së modës dhe kinemasë. Para fillimit...

41 biss, SPAK ka edhe 5 të burgosur në listë/ “Mbajnë kontakte me grupe kriminale”, kërkohet izolimi në regjimin 41-bis

Prokuroria e Posaçme po shqyrton kërkesat e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për të vendosur apo jo në regjimin e ashpër 41 biss, pesë...

Elbasan/ Aksidentoi një person me biçikletë në bulevard, arrestohet 35 vjeçari

DVP Elbasan / Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin...

Humbi ekuilibrin”/ Zbulohen detaje të reja nga vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni

Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza të Italisë, pas një rënieje dramatike nga ballkoni i...

Apel për ndihmë. Kosta Gego la nevojë për ndihmë për trajtim mjeksor

Familja e Kostës kërkon ndihmë për përballimin e trajtimit . Gruaja apel për këdo që ka mundësi Kush të mundet të dhurojë në linkun e...

I vuri flakën banesës së komshiut pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në Berat 53-vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 53 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”. Sipas njoftimit të policisë, 53-vjeçari dyshohet se për motive...