11.8 C
Elbasan

Asambleja e Partisë Socialiste, Balla i ‘zë vendin’ Ramës, zbulon ‘padashje’ kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale

Prej orës 17:30 të pasdites së sotme po mbahet online Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste, ku vihet re mungesa e kryesocialistit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë urgjente në Turqi. Në falën hyrëse  Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, deklaroi se PS sot mund të kishte 78-mandate në parlamentin e ardhshëm, nëse një pjesë e qytetarëve nuk do të kishin votuar gabim për emrin e kandidatëve, duke e bërë fletën e votimit të pavlefshme.

“PS do të kishte pasur 78 mandate nëse ato katër mandatet nuk do të kishin humbur për shkak të votave të pavlefshme të qytetarëve që kishin zgjedhur 12-ën, por kishin zgjedhur një kandidat jo nga lista e PS”, deklaroi Balla.

Gjatë fjalës së tij Balla bëri me dije dhe kohën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore, ku theksoi se Partia Socialiste duhet të fillojë përgatitjet për zjedhjet lokale të vitit 2023.

“Të bëhemi gati për zgjedhjet vendore më 2023 dhe zgjedhjet parlamentare 2025. Duhet të forcojmë organizatat socialiste, që jo në të gjithë vendin kishin efektivitetin e duhur. Kjo asamble do të thërrasë Kongresin për nisjen e një fushate të madhe hapjeje të PS. Më të madhen dhe realen që PS ka ndërmarrë në shumë vite”, u shpreh Balla.(F.M/Faxweb.al)

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...