12.8 C
Elbasan

Asambleja e PS-së me 4 shtator,Taulant Balla drejton qarkun e Elbasanit

Para se të ndezë motorët e fushatës për mandatin e tretë, PS fillimisht duhet të riorganizohet.

Për këtë arsye kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e sotme, 1 shtator, në Elbasan grupin parlamentar për të bërë një bilanc si dhe për të caktuar mbajtjen e Asamblesë, e cila do të zgjedhë edhe kryesinë e re.

Mbledhja nisi rreth orës 16:00 dhe përfundoi në 17:43.

Burimet bëjnë me dije se kryesocialisti Edi Rama ka deleguar Ilir Beqajn si përfaqësues politik në Shkodër.

Më herët për Shkodrën ka qenë i deleguar Arben Pëllumbi, ndërsa Beqaj ka qenë përfaqësues politik për qarkun e Kukësit.

Për Durrësin, Rama ka vendosur të largojë si drejtues politik ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ta drejtojë vetë provizorisht.

Kukësin ja ka besuar Safet Gjicit, që është edhe kryebashkiak i Kukësit, në Lezhë ka caktuar Lindita Nikollën, ndërsa qarkun e Tiranës ua ka besuar Ervin Bushatit dhe Elisa Spiropalit.

Për Elbasanin vijon Taulant Balla

Për Vlorën drejtues politik mbetet Damian Gjiknuri.

Nga mbledhja e sotme ka dalë dhe data për mbajtjen e Asamblesë Kombëtare të PS, ku është vendosur data 4 shtator.

Mësohet se Rama u ka kërkuar  deputetëve që të jenë më afër njerëzve dhe të punojnë më shumë për ta.

Lajme të tjera

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...

Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetë sociale ARRSh bën me dije se në këtë aks do kenë mundësi...

Shkarkimi i Prodës/ Hapen aplikimet për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit. Procedurat dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, janë hapur aplikimet për drejtuesin e ri. Përmes një...

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...