13.6 C
Elbasan

Asnjë gjurmë nga vrasësit e 27-vjeçarit në Vlorë, hetohen konfliktet brenda dhe jashtë. Flet i afërmi: Iku një djalë në lule të rinisë

Kur kanë kaluar 12 orë nga atentati i mbrëmshëm që tronditi fshatin Dukat të Vlorës, policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët e vrasjes së 27-vjeçarit Benjamin Bozhani. Kjo dhe për shkak të terrenit të vështirë ku ndodhi krimi.

Ora News u rikthye mëngjesin e sotëm në vendin ku ndodhi ngjarja. Shiriti i vendosur nga policia të sinjalizon për zonë krimi.

Një i afërm i viktimës thotë se i riu së bashku me familjen ishin njerëz të rregullt dhe se nuk ka dijeni për ndonjë konflikt të tyre.

“Njeri shumë i rregullt, familje shumë e mirë. Nuk ka pasur konflikte. Jemi shumë të prekur, iku një djalë në lule të rinisë.”

Merren në pyetje mbi 10 persona

Burimet brenda bluve të Vlorës bëjnë me dije se gjatë këtyre orëve janë marrë në pyetje mbi 10 persona,  dëshmimtarë që mund ta kenë parë ngjarjen, të afërm të viktimës dhe banorë të fshatit.

Makina u bë shoshë nga plumbat e kallashnikovit

Të njëjtat burimet bëjnë me dije se Bozhan është qëlluar me armë kallashnikov nga një distancë e afërt mbi 10 herë nga pjesa e përparme e makinës.

Pjesa më e madhe e plumbave kanë goditur trupin e 27 vjeçarit. Makina në të cilën udhëtonte i riu, “Mercedes-Benz” ngjyrë gri, është bërë shoshë nga plumbat.

Pistat e hetimit

Policia e Vlorës po heton disa pista ku më kryesoret janë e shkuara e 27 vjeçarit, i cili ka vuajtur një dënim në Itali dhe ishte kthyer në Vlorë pak ditë më parë, por edhe konflikte të kohëve të fundit.

Benjamin Bozhani është djali i Faslli Bozhanit,i cili është pjesë e njësisë administrative.

Ngjarja ka ndodhur 50 metra larg rrugës kryesore Vlorë-Llogara.

 

ora news

Lajme të tjera

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...

Rekord rënie, euro prek fundin/ Banka e Shqipërisë: Këmbehet 95 lekë, niveli më i ulët historik

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë,...

UEFA dënon Real Madrid, mbyllet një pjesë e “Bernabeu-t”, shkak bëhet…racizmi

UEFA njoftoi mbylljen e një pjese të stadiumit për një ndeshje dhe një gjobë për Real Madridin për shkak të “sjelljes raciste nga tifozët...

“Ajo gjuhë i shkon një njeriu pa moral”, Berisha: Taulant Balla, kriminel që trafikonte prostituta! Fliste me Mario Çelën për…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka reaguar për gjuhën e përdorur një ditë më parë...

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, akuza edhe për…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet që përfshijnë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorit të Elbasanit Ahmetaj...