9 C
Elbasan

Avokati i Ylli Ndroqit: Sulm politik, brenda 5 ditësh apelojmë vendimin

Brenda 5 ditëve presidenti I Yldon Media Group, Ylli Ndroqi do të ankimojë vendimin Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e cila vendosi sekuestro të psaurive në ngarkim të tij dhe familjarëve.

Mes pasurive të sekuestruara janë dhe kuotat aksioneve të shoqërisë ″ORA″ sh.a.

Në një prononcim për median, mesditën e sotme avokatët e zotit Ndroqi shprehen të bindur se në shkallat më të larta gjyqësore do të vërtetohet që pasuria e zotit Ndroqi është vënë në mënyrë ligjore dhe jo siç pretendon SPAK.

Një nismë e tillë merret në kohën kur presidenti i Yldon Media Group ndodhet në një gjyq me kryetari e bashkisë Erion Veliaj

Avokatët e quajnë presion politik vendosjen e sekuestros dhe mohojnë që zoti Ndroqi është shoqëruar në polici pasi ndaj tij nuk ka asnjë urdhër arrest.

Avokati Alban Qafa: Ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, kanë shkuar forcat operacionale për të marrë Mercedezin me të cilën po udhëtonte. Z. Ndroqi ka kërkuar që ta shoqërojë vetë makinën dhe t’i bëjnë të ditur pse po i kërkojnë makinën.

Kemi ardhur në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe na është komunikuar një vendim për vendosje të sekuestros pas një hetimi pasuror për z. Ndroqi. Ai nuk është as i ndaluar as i shoqëruar. Vetëm ka shoqëruar mercedezin e tij dhe na është dhënë në dorë vendimi i SPAK-ut. Në afat 5-ditor do ta ankimojmë në Apel të SPAPK-ut.”

Pasuria e ligjshme

Avokatet deklarojne se pasuria e zotit Ndroqi ka burime te ligjshme.

Pasuria e z. Ndroqi është e krijuar nga burime të ligjshme dhe këtë do ta provojë në të gjitha shkallët e Apelit. Pasuria është krijuar nga aktiviteti i shoqërive të tij dhe nga kreditë bankare. Ai mendon se është një sulm politik, për shkak të gjyqit tjetër që po zhvillohet me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në vazhdim do të tregojmë se si do të vazhdojnë ngjarjet.”

Ky eshte nje presion politik ndaj RTV Ora dhe Ora News” deklaron drejtori i informacionit Brahim Shima dhe

Lajme të tjera

Prindër të 7 fëmijëve, detaje nga krimi i rëndë në Fier, çifti kishte pasur konflikte edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...