7.4 C
Elbasan

Balla, Bashës: Premtimet i ke si karamelet. PS shpetoi nga falimentimi sistemin e pensioneve

Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me pensionistët në Elbasan, duke zbatuar masat anti COVID-19.

Me fokus sistemin e pensioneve, Balla tha se në vitin 2013 ky sistem kishte falimentuar, çka çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të Qeverisës së Partisë Socialiste për një reformim të kësaj skeme, duke e shpëtuar nga falimentimi.

Duke folur për akuzat e njëpasnjëshme të PD kundrejt premtimit të PS për 300 mijë vende pune, Balla deklaroi se ky premtim tashmë është bërë realitet, sepse sot në Shqipëri numërohen 300 mijë pagues më shumë të siguruar.

“Kam dëgjuar shpesh bëhet një akuzë ndaj nesh ku janë 300 mijë vende pune? Këtu janë sepse e vërteta është se sot ne Shqipëri janë 300 mijë p pagues të skemës së sigurimeve shoqërore se sa ishin në 2013. Numri i shqiptarëve sot që paguajnë kontributin e tyre është 300 mijë më shumë dhe duke qenë se këta po paguhen më shumë ne sot kemi mundësinë të balancojmë skemën e pensioneve,” theksoi Balla. Gjithashtu Balla gjatë fjalës së tij ironizoi më edhe liderin e demokrazëve, Lultim Basha, për të cilin tha se premtimet i ka si karamele.

Koha jonë

Lajme të tjera

Kush janë katër ministrat e rinj të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 7 ndryshime në kabinetin qeveritar këtë të enjte, 26 shkurt, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste...

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Dëmtimi i rrugës që lidh Tiranën me juglindjen ka ngarkuar trafikun në doganën e Bllatës. Pas marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut i gjithë trafiku, kryesisht...

Ulen kërkesat për azil në Britani! Shqiptarët bien nga “froni”, jo në top 5 e emigrantëve të paligjshëm

Emigrantët e paligjshëm shqiptar zyrtarisht nuk janë më një problem në Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet kanë publikuar bilancin e emigracionit për vitin që kaloi,...

Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri

Këngëtarja me famë botërore Shakira ka konfirmuar zyrtarisht se është në një lidhje të re dashurie me aktorin britanik Lucien Laviscount, duke i dhënë...

Po punonte mbi çatinë e banesës së tij dhe ra nga lartësia, humb jetën 49-vjeçari në Shkodër

Një 49-vjeçar në fshatin Grudë e Re të Shkodrës ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e çatisë së banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur...

Dosja ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me burg të Pëllumb Gjokës, një nga shtatë të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, që doli në dritë gjatë komunikimeve...