11.5 C
Elbasan

Balla bën hapin e parë drejt PD: Hajde të ndryshojmë Kushtetutën

Kryetari i Grupit Parlamentar të Taulant Balla ftoi opozitën të nisin bashkëpunimin duke votuar ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të komisioneve të vetingut.

“Ndërsa kryeministri shtriu dorën për bashkëpunim mendoj se moment i parë duhet të jetë ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të komisionit të vetingut. Ky të jetë momenti i parë i reflektimit tuaj në marrëdhënien me reformën në drejtësi” tha Balla në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit mëngjesin e sotëm ndërsa deputetët po votonin programin e qeverisjes “Rama 3”

Për deputetët e opozitës që kundërshtuan orët e vona të seancës parlamentare kishte një përgjigje por dhe një thumb.

“Pse ishte seancë maratonë? Nuk kishim kohë për pushim. Ju doni gjumë sonte por ne donim punë. Të jeni të sigurtë se nëse do të vazhdoni në seancat pasardhëse sikurse erdhët në këtë seancë dua tju them që ky program është 1, ndoshta arsyeja kryesore pe ju do të humbni sërish në pranverën e 2025. Nëse do të vazhdoni kështu siç ishit sot jo vetëm do të fitojmë në 2025 por sot në atë kuti do të keni të njëjtin rezultat që kishit në 2017.

Kryeministrit i uroi suksese për zbatimin e programit ndërsa i kujtoi edhe një herë opozitës se nuk mund të marrë asgjë me forcë.

“Në emër të grupit PS-së dua të uroj kryeministrit dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave në zbatimin e këtij programi dhe që e çon Shqipërinë më pranë anëtarësimit në BE. Dëshira jonë është me opozitën të ndërtojmë një marrëdhënie tërësisht tjetër me atë që kemi pasur mandatin e kaluar. Por asnjëherë dhe asnjëgjë nuk mund ta merrni me forcë.”

ora tv

Lajme të tjera

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...

Pas 11 ditësh bllokim, ARRSH: Aksi Librazhd-Prrenjas hapet sot në orën 12:00

Rruga Librazhd-Prrenjas do të hapet mesditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetë sociale ARRSh bën me dije se në këtë aks do kenë mundësi...