15.7 C
Elbasan

Balla e ironizon për 700 liqenet e Belshit, Hajdari: Unë fryj bukuritë, ju taksat e shqiptarëve

“Unë isha sot në Belsh, dhe Belshi ka 700 liqene. Më fal…. 70! Bëjëni, priteni dhe bëjeni lajm këtë”.

Ky lapsus i deputetes Rudina Hajdarit në emisionin EXPULS në ekranin e RTV Ora, nga Ronaldo Sharka, i cili u korrigjua po nga ajo në emision, ka trazuar ujërat në seancën e sotme plenare.

Ishte Taulant Balla, kreut i grupit parlamentar socialist i cili gjithashtu kandidon në Elbasan në zgjedhjet e 25 prillit përballë Rudina Hajdarit, që u kap pas këtij lapusi duke i kërkuar kësaj të fundit të mos bëjë gabimet e PD.

Balla: Ju partitë e reja spo bëni gabimin më trashanik që bën një parti  që ka qenë në opozitë shtatë vite dhe u çon një pyetësor në shtëpi dhe u thotë çfarë halli keni. Kaq vite në opozitë se di se për çfarë kanë nevojë qytetarët. Këtë vetëm Lul Basha e bën, ai është fati ynë si kundërshtar dhe fati i keq i Shqipërisë që nuk ka sot një parti në opozitë që të krijojë besim. Por ju lutem mos bëni gafat që bën Luli se nuk ka 700 liqene Belshi se do kisha dashur shumë të ketë por nuk i ka.

Pas kësaj deklarate reagoi Hajdari,  e cila deklaroi se ajo të paktën shton bukuritë e Shqipërisë, ndërsa mazhoranca taksat e shqiptarëve.

Hajdari: Ato  që fryj unë jam liqenet dhe bukuritë e Shqipërisë kurse ju  fryni paratë ata që merrni nga taksat e shqiptarëve. Shkoni  atje Taulant dhe bëni një punë, mos qarkulloni me 7 bodygardë. Mos bëni  që shqiptarë të shikojnë të ardhmen e tyre si mundëisnë e fundit.

Ora tv

Lajme të tjera

Elbasani i hedh ‘shigjeta të hidhura’ Partizanit, e thumbon për ankesat për gjykimin

Sfida e luajtur në Arenën e Demave mes Partizanit dhe Elbasanit në çerekfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, u shoqërua me polemika të...

Materazzi dhe kartoni i kuq i Zidane, ish mbrojtësi kujton: Gjithçka nis nga një qortim i Gattusos

Italia është një prej skuadrave që do të luajnë në playoffin e Botërorit të kësaj vere që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe...

E PAZAKONTË NË HIMARË! Shëtitorja mbulohet nga sasi të mëdha rëre, zhvendoset rëra nga bregu drejt bulevardit

Shëtitorja e Himarë është mbuluar nga sasi të mëdha rëre, pasi erërat e forta kanë zhvendosur rërën nga bregu i detit drejt bulevardit përgjatë vijës bregdetare. Rëra...

Pasuritë e krimit “në lupën” e Komisionit Evropian, vlerësohet bashkëpunimi SPAK–AAPSK

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Evropian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit,...

Gjyqtarja e Posaçme mbetet e bllokuar në Dubai pas pezullimit të fluturimeve si pasojë e luftës, shtyhet seanca e “Plumbit të Artë”

Gjykata e Posaçme ka shtyrë disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së gjyqtares Engjëllushe Tahiri. Kjo për shkak se zonja Tahiri ndodhet prej disa...

Përdori sistemin elektronik dhe kredencialet e koleges duke përfituar 330 mijë lekë, procedohet punonjësja e postës në Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen E. Rr., 48 vjeçe, punonjëse...