5.6 C
Elbasan

Balla: Para 7 vitesh nuk e kisha imagjinuar që në Librazhd do të bëja kaq shumë punë sa janë bërë sot

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh vë vitin 2013 nuk imagjinonte që në vendlindjen time në Librazhd, pas 7 vitesh do të bënte kaq shumë punë sa janë bërë sot.

Balla: Në vitin 2013 nuk e kisha imagjinuar që në vendlindjen time në Librazhd, pas 7 vitesh do të kisha bërë kaq shumë punë sa janë bërë sot. Këtë e them në sinqeritetin maksimal dhe në vetëdijen se çfarë ka ndodhur në atë qytet dhe bashki.

Ka rilindur arsimi. Nuk ka një bashki tjetër në Shqipëri, ku janë rindërtuar më shumë shkolla se sa në Librazhd. Kam edhe 3 shkolla të tjera për të cilat është planifikuar investimi gjatë këtij viti. Ndërkohë, për herë të parë në atë bashki ka fabrika, që nuk imagjinohet para 2013-tën dhe një kompani italiane që punëson vajza dhe gra. Po ashtu edhe një kompani italo-gjermano që prodhon pjesë këmbimi të kompanive si Mercedez dhe Fiat.

Ora news

Lajme të tjera

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të...

Mbahej në magazinë me myk, AKU i bllokon ‘KMY’-së 738 kg fileto dhe gjoks pule! Do asgjësohen

Në fabrikën e KMY-së, që është ndër prodhuesit kryesor të mishit të vend janë gjetur 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për...

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë/ 62-vjeçari futet në banesën e fqinjëve dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku një 62-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri fqinjët e tij. Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji...

Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është...