11.7 C
Elbasan

Balla: Parlamenti Europian po voton rezolutën mbështetëse për Shqipërinë

Deputeti i PS-së Taulant Balla mori pjesë ditën e sotme (18 qershor) në Konferencën e jashtëzakonshme të presidencës së Partisë Socialiste Europiane në prag të Këshillit Europian.

Përmes një postimi në Facebook, Balla shkruan se momente Parlamenti Europian po voton Rezolutën mbështetëse për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i plotë

”Sot pasdite mora pjesë në Konferencën e jashtëzakonshme të presidencës së Partisë Socialiste Europiane në prag të Këshillit Europian, e cila mblodhi sëbashku kryeministra të disa prej vende anëtare të BE, komisionerë, Presidentin e PE David Sassoli, Presidenten e Grupit Socialist&Democrat në PE, si dhe kryetarët e partive anëtare të PES.

Mesazhi i Konferencës për Këshillin Europian ishte: “Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë duhet të promovojë një agjendë progresiste, të forcojë sistemet shëndetësore dhe mirëqenien sociale, si dhe të promovojë një model të ri të rritjes ekonomike”.

Gjithashtu në këtë momente Parlamenti Europian po voton Rezolutën mbështetëse për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Ora News

 

Lajme të tjera

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të...

Mbahej në magazinë me myk, AKU i bllokon ‘KMY’-së 738 kg fileto dhe gjoks pule! Do asgjësohen

Në fabrikën e KMY-së, që është ndër prodhuesit kryesor të mishit të vend janë gjetur 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për...

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë/ 62-vjeçari futet në banesën e fqinjëve dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku një 62-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri fqinjët e tij. Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji...

Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është...