8.3 C
Elbasan

Balla sulmon Bashën: I vetmi shqiptar që u zgjua pas tërmetit me dy shtëpi

Nga foltorja e  Kuvendit të Shqipërisë, kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla sulmoi Lulzim Bashën duke u shprehur se ky i fundit është i vetmi shqiptar që pas tërmetit është zgjuar me dy vila.

Taulant Balla: Lulzim Basha i vetmi shqiptar që u zgjua pas tërmetit me dy vila, sa herë u gjend dhe gjendet në çadrat pas tërmetit flet me lot krokodili gjoja qeveria i ka lënë në harresë. Ndërsa me pandeminë kasandrat e opozitës kanë shkuar deri në makabritetin, duke folur qoftë për çështje numrash në morgje e qoftë duke abuzuar në televizione e nga divanet ku bëjnë postime në Facebook. Vetasgjësimi i çdo norme morale e njerëzore brenda opozitës rrugore degradoi në akuzat për fshehjen e vdekjeve dhe për pasojat që po sjell pandemia. Lulzim Basha nuk paska pasur as pikë turpi as  nder, as respekt dhe as kufij moral. Qoftë në mënyrën e trajtimit të pasojave të tërmetit, qoftë në mënyrën e trajtimit dhe të solidaritetit njerëzor që duhet të kemi në këtë pandemi.

Balla tha se të bësh politikë me vdekjen dhe me mjekët është një turp që “Lulit dhe sojit të tij ” nuk do i harrohet kurrë.

ora news

Lajme të tjera

“Do të vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot për…

Autoritetet serbe pretendojnë se kanë arrestuar dy persona të dyshuar për komplot për të vrarë Presidentin Aleksandër Vuçiç, gruan dhe fëmijët e tij. Arrestimet vijnë...

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament, nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë

Ambra Alimeti, që nga dita e premte është 13-vjeçarja më e njohur në vend. Me fjalimin dhe e saj në parlament nxënësja e shkollës 9...

Tërmet në Elbasan

Tërmet në Elbasan Epiqendra ne Rrase te Belshit Rihter 4.2

Rrëshqitja e dherave në aksin Përrenjas-Librazhd, drejtori i ARRSH: Nuk mund të them një afat kohor për ndërtimin e rrugës së re

Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli, ka folur për ndërtimin e rrugës së re, pas rrëshqitjeve të dheut në aksin Përrenjas-Librazhd. Ai u shpreh se nuk...

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Kreu i ARRSH: U vendos ndërtimi i një rruge të re alternative dhe prishja e urës

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli njoftoi sot përmes një konference për shtyp se do të ndërtohet një rrugë e re përgjatë hekurudhës...

Zbuloni vetitë çudibërëse të xhinxherit!

Për mijëra vjet, xhinxheri është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të panumërta për shkak të efekteve të tij të fuqishme terapeutike dhe parandaluese. Xhinxhenri ka...