5.5 C
Elbasan

Balla: Të mos lexohet me eufori si tifoza, qëllimi i vetëm zbatimi i shpejt i reformave

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se “Venecia mbështet ecurinë e Reformës në Drejtësi si dhe nevojën e një ligji që rregullon tregun e medieve elektronike në Shqipëri”.

Në një konferencë për shtyp, Balla shprehu angazhimin e autoriteteve për miratim të ndryshimeve ligjore në përputhje me rekomandimet.

Komisioni i Venecias “miratoi dje dy opinione, atë mbi emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe mbi draft-ligjin e mediave. Këto opinione i shërbejnë ecurisë së mëtejshme të Reformës në Drejtësi, si dhe nevojës imediate për të rregulluar një sektor të rëndësishëm të demokracisë në vend, siç është ai i media”.

“Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa euforinë si tifoza të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë dhe me qëllimin e vetëm që t’i shërbejë zbatimit të shpejtë të reformave në vend, reforma të shumëpritura nga shqiptarët. Nuk është detyrë e Komisionit të Venecias të analizoj sjelljen e palëve në raport me zbatimin e ligjit por e autoriteteve kompetente shqiptare. Është detyra jonë si ligjvënës që opinionet të mos i lexojmë me disa fjali të shkëputura, por në tërësinë e tyre. Parlamenti si përfaqësues i sovranitetit të popullit ka përgjegjësi që jo vetëm të zbërthejë çdo rekomandim të opinioneve, por edhe të adresojë hapat e duhur për zbatimin e tyre”, tha Balla.

Si i tillë, ai theksoi se “ky proces nuk mund të jetë një proces ekzaltimi që minimizohet vetëm në “kush ka të drejte” por vetë publiku do të mund ti lexojë e të na gjykojë’”.

“Kush nuk e kupton këtë dhe e sheh Venecian me “kush fiton”, nuk ka shqetësim as demokracinë, as ligjin dhe as standardet. As kjo qasje, as përkthimet e gabuara e të servirura në media sipas interesit nuk i shërbejnë reformës në drejtësi”, tha ai.

Balla tha se “Komisioni i Venecias konstatoi faktorët që sollën bllokimin e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese dhe vonesat në emërimet e reja në këtë Gjykatë.

Lidhur me radhën e emërimeve në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë, Balla tha se Komisioni i Venecias “rekomandon që radha për emërimet në Gjykatë Kushtetuese nga Presidenti, Parlamenti dhe Gjykata e Lartë i referohet alokimit të vendeve vakante dhe jo radhës së vendimeve aktuale të emërimit të gjyqtarëve”.

“Tre autoritetet janë të pavarura dhe mund të veprojnë në mënyrë autonome në emërimet përkatëse. Mungesa e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë nuk pengon Kuvendin dhe Presidentin të zgjedhin/emërojnë anëtarët përkatës të Gjykatës Kushtetuese. Mekanizmi zhbllokues për emërimet nga Presidenti dhe Gjykata e Lartë, i parashikuar në Ligjin e Gjykatës Kushtetuese duket se ka ndikuar në krijimin e një konflikti. Ndërsa ky mekanizëm është në fuqi dhe detyrues, rekomandohet të vihet në tekstin e Kushtetutës, siç është për Kuvendin”, tha Balla.

Sipas Komisionit të Venecias, bllokimet e qëllimshme dhe me vullnet të keq mund të konsiderohen si pezullime të paarsyeshme të afatit të një mekanizmi zhbllokues”, gjithsesi një parashikim i tillë nuk gjendet në ligj”.

Po ashtu, Balla tha se “Komisioni i Venecias rekomandon ndryshime të Kushtetutës për ta qartësuar dhe lehtësuar procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues si dhe garantimin e mandatit të plotë 9-vjeçar për secilin prej tyre”.

I pyetur lidhur me komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit, Balla tha se “shkarkimi i Presidentit të Republikës nuk ka qenë qëllim në vetvete”. “Komisioni hetimor parlamentar po vijon punën, afati i tij skadon në 30 korrik. Mëkati i Presidentit lidhet me aktin joligjor të dekretit apo zhdekretimit të datës së zgjedhjeve në 30 qershor. Shkarkimi i Presidentit kërkon dhe certifikim nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ndaj ajo që është e rëndësishme për ne është një Gjykatë Kushtetuese funksionale se sa shkarkimi i Presidentit si qëllim në vetvete”, tha ai. /a.g/atsh

Lajme të tjera

Dyshohet se ndihmoi të dashurin Safet Bajri në vrasjen e Fatbardh Licit/ Eria Ago kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar sot rekursin e Eria Ago-s, e cila ka kërkuar lirinë. E dashura e Safet Bajrit u arrestua më 26...

Sa zgjat një çështje e zakonshme në hetim?”, SPAK jep përgjigje publike

SPAK ka dhënë sqarime në lidhje me kohëzgjatjen e hetimeve për çështjet që trajton, në një kohë kur vëmendja publike është përqendruar tek rastet...

Me armë dhe drogë në makinë, 5 të arrestuar në Durrës

Në zbatim të planit të masave, gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur dy raste të lëvizjes me armë zjarri dhe lëndë...

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

Qeveria pakistaneze shpalli të enjten “luftë të hapur” ndaj autoriteteve talebane në Afganistan, pas një sulmi të forcave afgane në kufirin mes dy vendeve. Si...

Lëvizje në radhët drejtuese të policisë, ndryshojnë shefat e komisariateve në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në vend. Sipas vendimeve të reja,...

Abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

SPAK shpalli pretencën ndaj 23 të akuzuarve të Universitetit Bujqësor të implikuar në nëntë tendera fiktivë me vlerë 90 milionë lekë. Prokurori Dritan Prençi kërkoi...