15.2 C
Elbasan

“Ballkani i hapur”/ Kurti mungoi në takimin Rama-Vuçiç dhe Zaev, reagon qeveria e Kosovës

 

Qeveria e Kosovës thotë se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut, që deri tani njihej si “mini-Shengeni” Ballkanik.

Nga ky forum, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kanë ftuar edhe vendet tjera në rajon që t’i bashkohen nismës “mini-Shengenit”, si mundësi e vetme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes.

 

Përmes një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e Qeverisë së Kosovës tha se “qëndrimet për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘mini-Shengen’, tashmë janë të njohura”.

“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigje.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si nikoqir i këtij takimi, u ka bërë thirrje të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Nisma është e hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj i ftojmë dhe i inkurajojmë kolegët tanë që të bashkohen për shkak të popujve tanë. Ne të gjithë jemi Ballkan Perëndimor dhe evropian. Ta krijojmë një vizion për zhvillim real për të përfituar të gjithë qytetarët tanë”, tha Zaev.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdimësi ka kundërshtuar nismën e “mini-Shengenit”, pasi sipas tij, rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe jo nismave që sipas kryeministrit të Kosovës, janë të dëmshme për shqiptarët.

Ai tha se kush thotë që kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, jeton në një botë tjetër.

“E para, jeton në një botë paralele. E dyta, jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe për forcimin e urave mes njerëzve dhe e treta, harron se po të nisemi kështu, atëherë duhet të themi se edhe Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e madhe. Nëse Bashkimi Evropian është Jugosllavi e madhe, kjo është Jugosllavi e vogël”tha Rama.

Përveç kryeministrit Kurti, kundër kësaj iniciative është shprehur edhe drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiçi.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë se asnjë iniciativë rajonale që nuk i përfshin të gjithë, nuk mund të ketë sukses.

“Ajo që vendet e rajonit duhet të gjejnë në këtë rast, është një konsensus që brenda procesit të Berlinit apo brenda ndonjë iniciative tjetër, të arrijnë atë që po synojnë që të ketë një rajon ekonomik që është atraktiv për tregti dhe për investime. Në këtë situatë, kur janë vetëm tri vende, unë nuk besoj që kjo inciativë do të ketë sukses”, tha Rukiçi.

Qeveria e Republikës së Kosovës, u bën thirrje qeverive të rajonit që të mbeten të përkushtuara ndaj agjendës së Bashkimit Evropian dhe marrëdhënieve transatlantike./REL/

Lajme të tjera

Actor Awards (SAG) 2026! Shihni listën e plotë të fituesve

Ceremonia e saporiemëruar Actor Awards – e njohur më parë si SAG Awards – u zhvillua të dielën në Los Angeles, ku u nderuan...

Tensionet në Lindjen e Mesme! Sirena alarmi në bazën britanike në Qipro pas goditjes me dron

Sirenat e alarmit u dëgjuan në bazën britanike të Forcave Ajrore RAF në Akrotiri në Qipro pak pas mesditës, raportoi televizioni shtetëror qipriot CyBC. Në...

Përdhunoi dhe torturoi deri në vdekje 18 vjeçaren, jepet dënimi përfundimtar për Dardan Krivaçën

Gjykata Supreme e Kosovës ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën, autorin e vrasjes së Marigona Osmanin më 22 gusht të...

Vjen pranvera, rriten temperaturat! Parashikimi për javën e parë të marsit

Meteorologu Akil Osmani, në një lidhje live , tha se muaji mars do të karakterizohet nga të gjitha ngjyrat e motit. Sipas tij, ndyshe...

Fermerët e Jagodinës në protestë, lakra e Brukselit del me dy koka

Fermerët e Jagodinës janë ngritur në protestë pas shkatërrimit të pothuajse të gjithë lakrave të Brukselit që kishin kultivuar. Ata kane kërkuar një takim...

Gjendet i pajetë një person pranë Urës së Kushës në Katund të Ri në Elbasan

Një person është gjetur i pajetë paraditen e sotme pranë Urës së Kushës, në fshatin Katund i Ri, në njësinë administrative të Bradasheshit në...