11.1 C
Elbasan

Basha: Inceneratorët skandali më i madh në 31 vite, Berisha po pengon hetimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes me nënkryetarët e degëve dhe pas konferencës së zhvilluar nga Berisha pak më parë në sallën ngjitur ka reaguar në lidhje e incidentin e ndodhur në Partinë Demokratike.

Basha ka rikthyer sërish fokusin në aferën e inceneratorëve ku ka theksuar se një ditë më parë ishte lajmi për dorëheqjen e Engjëlll Llagaçi, ndërsa sot një gjë e tillë nuk është vërtetuar dhe i vetmi fakt për këtë aferë është arrestimi i Lefter Kokës.

Ndërkohë i është drejtuar Sali Berishës, duke i thënë se me lëvizjen e sotme vërtetoi se po bëhet pengesë për aksionin opozitar.

“Ne jem të fokusuar te njerëzit. Fundi i vitit po afron, ndërkohë që një nga skandalet më të mëdha ka plasur, skandali i inceneratorëve. Dje është përhapur lajmi se Ëngjëll Agaci është dorëhequr, por sot nuk konfirmohet ky lajmi. Arrestimi i Lefter Kokës është akt për t’u përshëndetur, por i paplotë nëse nuk shoqërohet me arrestime të tjera. Shqiptarët e dinë se Lefter Koka nuk ka vepruar i vetëm. Shqiptarët e dinë që 17 vendime u kaluan brenda natës. Për më shumë se katër muaj PD, që denoncoi dhe bëri të mundur nisjen e hetimeve, ka nisur edhe përpjekjet për transparencën e plotë parlamentare. I bëj thirrje Felajt dhe Ramës të mos pengojnë seancën e komisionit për inceneratorët, që do të zhvillohet në orën 12:00, ditën e nesërme, sepse po kryejnë vepër penale, por edhe po vetëzbulohen si autorë dhe bashkuatorë të kësaj afere.

Është bërë mullar me prova, se tek inceneratorët dhe me inceneratorët është e lidhur gjithë kupola qeveritare dhe nesër komisioni hetmor do të tregojë si u abuzua me miliona euro. Ndërkohë që ne jemi të fokusuar te ky problem që ka lidhje me korrupsionin qeveritar, Sali Berisha vërtetoi edhe njëherë se misioni i tij po bëhet pengesë për aksionin opozitar.Ai s’ka bërë asgjë për ato që ka premtuar, por është bërë pengesë për hetimin e inceneratorëve”, u shpreh Basha./abcnews.al

 

Lajme të tjera

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...