9.7 C
Elbasan

Basha kujton 4 efektivët e policisë që ranë në krye të detyrës: Nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujtoi sot 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari.
“Nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari. 11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë”- shprehet Basha.
Sipas tij, “Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur. Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve”.
“Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhvillim. Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të luftës me krimin nuk do të shkojë dëm”,- shprehet Basha.
atsh

Lajme të tjera

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, reagon policia: Arrestohet një person, katër në kërkim, mes tyre vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Peqin/Vijojnë hetimet në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”. Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të...