11.4 C
Elbasan

Basha: Ligji i ri antimafia do rikthejë të ardhurat e paligjshme në buxhet, do ketë efekt prapaveprues

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se një ndër ligjet e para që do të miratohet dhe zbatohet nga qeveria e PD-së është ligji i ri antimafia.

Në një bashkëbisedim me gazetarët Basha u shpreh se SPAK duhet të hetojë aferën e inceneratorëve.

“Kush fshihet pas kësaj afere? Kush është peshku i madh? Në Zimbabve arrestohet ministri për këtë aferë. Në Shqipëri heshtje totale! Në Verona peshku i madh është ish-kryetari i bashkisë; në Zimbabve, është ministri. Po në Shqipëri? SPAK t’i japë përgjigje kësaj pyetje Medieve po iu bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e kësaj afere”, tha Basha.

“Sot ndaj me mediet dhe qytetarët rrugët se si do t’i rikuperojë PD paratë e grabitura me skema mafioze. Platforma jonë anti-oligarki dhe antikorrupsion do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve. Një ndër ligjet e para që do të miratohet dhe zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri antimafia, pasi duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. S’ka më ekstreme se kjo situatë ku jemi”, u shpreh ai.

Basha tha se me ligjin e ri antimafia, çdo koncesion, tender, licencë korruptive, në thyerje të ligjit do të jetë e pavlefshme. Ai shtoi se, ligji i ri antimafia, do të jetë me efekt prapaveprues.

“Zgjidhjen ne e kemi konceptuar te mekanizmi antimafia, që do të bazohet te parimi ku çdo e ardhur e paligjshme do t’i kalojë buxhetit të shtetit. Ligji i ri antimafia vepron ndaj pasurive të kompanive, individëve të përfshirë në kontrata korruptive, të paligjshme. Pasuritë e paligjshme sekuestrohen, pavarësisht nëse subjektet dënohen penalisht”, tha Basha.

Kreu i PD theksoi se në skemat korruptive përfshihen kompani të krijuara pak kohë para akordimit të kontratës, kompani pa përvojë në sektorin e kontratës së akorduar, kompani në pronësi të njerëzve me të shkuar kriminale, shpikja e koncesioneve të pakërkuara, rritje shumëfishe e çmimit të kontratës.

“Kur njëra nga format e abuzimit të evidentohet, do të trajtohet nga ligji i ri antimafia. Ky proces kalon në tre hapa: Qeveria që verifikon, Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme”, tha Basha.

Ai shtoi se, “mekanizmi ynë antimafia është model i suksesshëm në Itali në luftën kundër mafias dhe është në përputhje me konventat ndërkombëtare”.

Basha shtoi se, me anë të mekanizmit të ri antimafia, rikthehet konkurrenca në çdo sektor.

“Mekanizmi ynë antimafia, kthen paratë publike të grabitura nga abuzuesit tek qytetarët. Mekanizmi ynë antimafia, përmirëson klimën e biznesit dhe nxit sipërmarrjen. Mekanizmi ynë antimafia bën që paratë e rikthyera përdoren për investime dhe programe publike”, tha Basha.

“Tre javë nga plani ynë me 5 pika, asnjë masë nuk është marrë për t’i shpëtuar shqiptarë nga kriza. Nëse paratë për inceneratorët, do të shkonin në ndihmë për qytetarët, situata sot do ishte ndryshe”, nënvizoi Basha.

Lajme të tjera

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...

Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm, pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku pak pas mesditës, sirenat e alarmit...

Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Mes tensioneve në rritje, po qarkullojnë pretendime se Irani mund të shqyrtojë mundësinë e një sulmi ndaj selisë së të ashtuquajturve “Monafeqin”, term që...

Britania e Madhe heq vizat nga pasaporta, nga sot nis sistemi elektronik

Kush udhëton drejt Britanisë së Madhe, nuk do ta ketë më vizën në pasaportë. Nga 25 shkurt 2026, sistemi kalon zyrtarisht në format elektronik. Lajmi...

Tronditet Barça, Lewandowski pëson frakturë në fytyrë, humbet sfidën me Atletico Madrid

Lajme të këqija në shtëpinë e Barcelonës në prag të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madridit. Robert Lewandowski nuk do...

EMRI/ Po punonte tokat me frezë, mjeti bujqësor i kalon sipër, ndërron jetën fermeri në Fier

Një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore. Mësohet se i riu kishte dalë për të punuar...