9.9 C
Elbasan

Basha: Në shtator nisim fushatën elektorale

Pas Kryesisë, ishte dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që miratoi përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD, pjesë e të cilit janë personalitete politike të PD dhe përfaqësues të shoqërisë civile e botës akademike.

Sipas vendimit të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar, Komisioni përbëhet nga: Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar, ish-President i Republikës, ish-ministër Besnik Mustafaj, ish Ministër i Jashtëm, themelues i PD, Genc Ruli, ish-ministër, themelues i PD, Enriketa Papa, pedagoge dhe historiane, studiuese e krimeve të komunizmit, Mark Marku, pedagog, ish-deputet.

Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshme dhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë nga anëtarësia e PD. Kjo është hera e parë në Shqipëri, kur kandidatët nuk përzgjidhen nga Kryetari i Partisë, por propozohen direkt nga anëtarësia dhe, më pas, seleksionohen nga një komision i posaçëm për t’iu dërguar sërish anëtarësisë për vendimmarrje.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve, që po aplikon PD, është risi në politikën shqiptare dhe në gjithë rajonin tonë

Procesi, ku anëtarësia e PD u përfshi, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm me propozimin e një numri të madh kandidatësh, u vlerësua nga kryetari Basha për gjithëpërfshirjen dhe demokratizimin e mëtejshëm të funksionimit të PD.

“Emrat e propozuar nga anëtarësia përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme. Përmes këtij procesi, ne kemi të identifikuar jo vetëm ata që do të përzgjidhen për kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore. Më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët, zhvillim dhe punësim”, – u shpreh lideri i opozitës gjatë mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

Anëtarësia do ta thotë fjalën e saj përsëri në shtator, kohë kjo, kur, siç u shpreh Lulzim Basha, opozita nis de facto fushatën elektorale, për të mos u ndalur deri në fitoren e zgjedhjeve.

“Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas përzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitoren e zgjedhjeve dhe hapjen e një kapitulli te qeverisjes për qytetarët dhe me qytetarët”, – u shpreh Basha.

atsh

Lajme të tjera

Raporti i KLSH: Bashkia e Elbasanit, prokurime me mangësi dhe dëm ekonomik

Nga Fatbardha Nergjoni Një auditim i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për një vit kalendarik në bashkinë Elbasan ka evidentuar mangësi në...

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...