12.8 C
Elbasan

Basha nga Golemi: Hoteleritë dhe operatorët turistikë në krizë ekonomike, qeveria i ka braktisur

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme (30 qershor), me operatorët turistikë të Golemit dhe Malit të Robit.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se hitelierët dhe sipërmarrësit që operojnë në këtë zonë ndodhen në krizë të thellë ekonomike dhe janë braktisur nga qeveria.

Duke iu referuar raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi klimën e biznesit, Basha shprehet se Shqipëria ka klimën më armiqësore në rajon, për shkak të politikave të qeverisë dhe taksave të larta.

Postimi i Bashës në Facebook

‘Në Golem ashtu si në gjithë bregdetin, sektori i turizmit ndodhet në një krizë të thellë.

Sot u takova me operatorët turistikë të Golemit dhe Malit të Robit. Hotelierët dhe sipërmarrësit që operojnë në këtë zonë më folën për krizën e thellë ekonomike dhe braktisjen totale të qeverisë.

Në një kohë kur pandemia e ka çuar aktivitetin e tyre ekonomik afër zeros, qeveria i shtrëngon të paguajnë taksat e larta dhe faturat abuzive. Një pjesë e mirë e prenotimeve të bëra për muajin korrik dhe gusht janë anuluar. Ata kanë larguar nga puna me qindra punëtorë, për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë rrogat e tyre. Hotelet po funksionojnë në vetëm 10 apo 20 % të kapacitetit, teksa operatorët po mendojnë shpalljen e falimentit.

RAMAVIRUSI i ka lënë operatorët turistikë të vetëm në fatin e tyre. 7 vite braktisje ndaj bizneseve dhe sipërmarrësve, ai i kompensoi me 700 milionë euro rilindje urbane dhe disa miliona të tjerë për tendera për oligarkët dhe PPP korruptive.

Ditën e djeshme, Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaroi se Shqipëria ka klimën më armiqësore në rajon për të bërit biznes, për shkak të politikave të qeverisë dhe taksave të larta.

Kjo tregon se kriza ekonomike nuk ka prekur vetëm sektorin e turizmit, por të gjitha sektorët, duke i lënë shqiptarët më të varfër dhe pa asnjë lloj përkrahje.

Ndryshimi do të vijë me një qeveri që nuk garanton thjesht rotacionin politik, por ndryshimin real me shtetin në krahun e sipërmarrësve dhe qytetarëve të thjeshtë.

Partia Demokratike do ta rikthejë turizimin në një prioritet kombëtar, duke ulur taksat dhe duke i dhënë fund modelit të bandave të taksidarëve që zhvasin e gjobisin për të mbushur xhepat e shefave të tyre. Ne do të subvencionojmë të gjitha kompanitë e fluturimeve që sjellin turistë. Taksa për biznesin do të jetë 9 % si dhe do të heqim taksën “Rama” për karburantet.

Çdo vendim i dalë 12 muaj para zgjedhjeve nga Parlamenti apo institucione të tjera, do t’i nënshtrohet një rishikimi tërësor nga qeveria e re, për të garantuar ligjshmërinë dhe mbrojtjen e interesit publik.

Ta harrojë RAMAVIRUSI dhe minionët e tij se do të mund të bëjnë raprezalje mbi qytetarët e ndershëm në ditët e fundit në pushtet.

Shqipëria ka një bregdet të mrekullueshëm dhe njerëz punëtorë që mbajnë me bukë familjet e tyre duke punuar dhe promovuar natyrën tonë të bukur. Qeverisja jonë do të jetë në krahun e këtyre e njerëzve.”

 

/Ora News.tv/

 

Lajme të tjera

Iu gjet armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 51-vjeçari

Një 51-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi në banesën e tij u gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion, të cilat i posedonte pa...

Efektivi i policisë përfshihet në aksident dhe largohet nga vendi i ngjarjes, pasi arrestohet rezulton i dehur

Një inspektor i Policisë së Shtetit është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore sepse mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:25, në vendin e quajtur...

Isha me familjen kur dëgjova të shtënat”/ Zbardhet dëshmia e Erisjaldo Gjutës pas plagosjes së 18-vjeçares në hotelin e tij: Kur pamë gjendjen serioze…

18 vjeçarja Natali.M, e plagosur mëngjesin e 14 shkurtit në një dhomë hoteli vijon që të jetë në spital ndërkohë që policia ende nuk...

Tentativa e vjedhjes i merr jetën shqiptarit në Itali/ 46-vjeçari rrëzohet nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra

Një tentativë vjedhjeje në një vilë private i ka marrë jetën një 46-vjeçar shqiptar në Itali, i cili u rrëzua nga ballkoni ndërsa mundohej...

Aksident me dy të plagosur në Labinot Fushë

Një aksident ka ndodhur në zonën e Labinot Fushë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë. Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë...

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Mandateve për shqyrtimin e imunitetit të zv/kryeministres. Peleshi cakton të hënën datën

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, pritet të publikojë të hënën urdhrin për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Burime për News24,...