14.6 C
Elbasan

BE, ende pa afate për dërgesën e vaksinave në Ballkan

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kanë premtuar se BE-ja do të ketë si prioritet që t’u ndihmojë vendeve të Ballkanit Perëndimor me vaksinën kundër COVID-19.

Ne kujdesemi edhe për fqinjët tanë. Bashkimi Evropian do të koordinoj donacionet e vaksinës nga shtetet anëtare, posaçërisht për mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë në Ballkanin Perëndimore dhe fqinjësi”, ka thënë Von der Leyen, duke folur pas samitit të fundit të BE-së, ku përgatitjet për vaksinim ishin ndër temat kryesore.

Burimet nga takimi i shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së kanë thënë se në takim, Von der Leyen ka njoftuar se Komisioni Evropian tashmë ka porositur doza të mjaftueshme për vaksinimin e më shumë se 750 milionë qytetarëve. Pasi BE-ja ka rreth 450 milionë banorë, nga ky kontingjent i vaksinave, do tu ndahen edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor si prioritet, por edhe vendeve tjera të botës që kanë të ardhura të ulëta apo të mesme.

Në BE nuk ka përgjigje të prerë se a do të ketë menjëherë donacione të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, në të njëjtën kohë kur u dorëzohen edhe vendeve anëtare, apo kjo do të bëhet më vonë.

Burimet nga BE-ja kanë sqaruar se vaksinat për vendet e Ballkanit do të sigurohen paralelisht nga dy kanale. Më i rëndësishmi është furnizimi përmes koalicionit ndërkombëtare COVAX ku BE -ja po ashtu ka rolin kryesor dhe tashmë ka dhënë si donacion 500 milionë euro.

Në këtë koalicion ndërkombëtarë për sigurimin e vaksinës janë 184 shtetet të botës. Prodhuesit e vaksinave janë zotuar se deri në fund të vitit do të sigurojnë 2 miliardë doza të vaksinave përmes kësaj nisme, nga të cilat 1 miliardë do të shkojnë për vendet më të varfra.

Vaksinat përmes COVAX do të jenë me çmim të favorshëm ndërsa për disa vende me të ardhura më të vogla do të sigurohen edhe falas. Burimet e BE-së vlerësojnë se nga vendet e Ballkanit, Kosova do të kualifikohet për të marrë vaksinat falas përmes COVAX-it, sepse është vendi më i varfër i rajonit bazuar nga të ardhurat për kokë banori. Vaksinat që do të sigurohen përmes COVAX-it do të distribuohen përmes UNICEF-it.

Por, shpejtësia e distribuimit të vaksinave nga ky kontingjent duket se nuk do të jetë e njëjtë me ato që tashmë pitet të shpërndahen tek shtetet anëtare. Prandaj, Komisioni Evropian është duke shqyrtuar që një pjesë e dozave për vendet anëtare të dërgohet edhe tek vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Nisma COVAX, ku BE-ja është kontribuesi kryesor, do të jetë kyç për të siguruar vaksinat për Ballkanin Perëndimor. Paralelisht, në mënyrë që vaksinimi të nis sa më shpejtë, BE-ja është duke shqyrtuar mundësitë se si të siguroj vaksinat për Ballkanin Perendimor edhe përmes donacioneve apo ndonjë sistemi të ngjashëm. Kjo do të siguroj një mbështetje për të siguruar një vaksinim relativisht të shpejtë për grupet me prioritet”, ka thënë Ana Pisonero, zëdhënëse për çështje të zgjerimit dhe fqinjësisë në Komisionin Evropian.

Sipas ekspertëve të BE-së tashmë janë duke u bërë koordinimet mes Komisionit Evropian, vendeve anëtare të BE-së dhe shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për të siguruar dozat e para të vaksinave. Ideja është që, sapo të marrin dozat e para të vaksinave, që do të jetë një numër i kufizuar, shtetet anëtare, një pjesë ta vendosin në dispozicion të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në mënyrë që të mos ndodhë që disa shtete të BE-së t’u japin të njëjtit shtet në rajon, dhe për të siguruar një shpërndarje të barabartë të vaksinave, është duke vazhduar bashkëpunimi mes Komisionit, vendeve anëtare dhe shteteve të rajonit.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian ka thënë po ashtu se nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor kërkohet që strategjinë e tyre të vaksinimit ta zhvillojnë në përputhje me udhëzimet që ka dhënë Komisioni Evropian për vendet anëtare. Kjo do ta bënte më të lehtë ndihmën e BE-së dhe koordinimin me shteteve anëtare.

Lajme të tjera

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Një aksident i rëndë automobilistik në orët e para të mëngjesit të së dielës në unazën jugore të Bergamos, i ka marrë jetën dy...

Celibashi: Para mesditës së hënës mund të përfundojë procesi i numërimit

Është mbyllur orari zyrtar i votimeve në 5 Bashki. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një komunikim me gazetarët duke ndarë edhe rezultatet...

Aksident I rëndë në aksin Peqin -Rrogozhinë

Kavajë / Informacion paraprak Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Peqin - Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, shtetasi D. K., 58 vjeç, banues në Kavajë, duke...

Kandidati i opozitës në Cërrik “shmang” zgjedhjet, vijon aktivitetin si mjek në skuadrën e Elbasanit

Kandidati i shoqërisë civile, i mbështetur nga PD, Amarildo Hoxha ka vijuar aktivitetin e tij profesional si mjek pranë skuadrës së Elbasanit.Hoxha ndodhet në...

Policia e Elbasanit reagon për zgjedhjet në Cërrik

Reagimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan: Në lidhje me pretendimet e njërit prej kandidatëve për zgjedhjet vendore, se pranë gjimnazit “Tomorr Sinani” në qytetin...

Anëtarja e këshillit bashkiak ‘përcëllon’ deputeten Klodiana Çapja pas pyetjes në seancën me KLSH: Përdor hallet e Elbasanit për fasadë, meme e gatshme, SPAK...

Pedagogia dhe anëtarja e PD në Këshillin Bashkiak Elbasan, Doris Madhi, ka reaguar pas seancës raportuese të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Parlament,...